Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shiste kremra për kancerin e lëkurës, arrestohet mjekja mashtruese në Berat

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Shiste kremra për kancerin e lëkurës, arrestohet mjekja mashtruese në Berat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni “Stop” në Tv Klan shkon në Berat për një rast mashtrimi me pasoja të rrezikshme në shëndet. 30-vjeçarja Sevdie Duleviç, shiste në rrjete sociale kremra bimorë që pretendonte se shëronin kancerin e lëkurës. Ajo përdorte faqen “Bio Binjaku Berat”, nga ku prezantohej si mjeke dermatologe.

Sevdie Duleviç: Ore zotëri, se po na habisni! Bëni të zgjuarin për gjërat që nuk i dini! Në qoftë se nuk shërohet, ke të drejtë të më flasësh mua! Për të mashtruar ty tani… se po na habisni, sa të çuditshëm paskeni qenë! Ti mos më bëj mua si i zgjuar, kur nuk merr vesh fare nga puna! Në rregull?

Mjekja kirurge Bleriana Shqepa thotë se kanceri nuk mund të trajtohet me këto metoda.

Bleriana Shqepa, mjeke kirurge: Për çdo plagë të hapur, duhet t’i drejtoheni mjekut të familjes fillimisht. Trajtimi i kancereve të lëkurës kalon në duart e kirurgut, në të treja format e kancerit.

Me kamera të fshehtë, Duleviç u kap duke u thënë qytetarëve se kanceri i lëkurës është i lehtë për t’u shëruar. Ajo ofronte kremra “organikë të certifikuar nga BE”, me çmim 320 mijë lekë të vjetra për një kurë të plotë. Produktet përgatiteshin në kushte artizanale dhe të pasigurta higjienikisht, me vajra të përzier dhe pa asnjë autorizim mjekësor apo laboratorik. Disa produkte ishin të skaduar dhe shiteshin edhe në Kosovë apo Gjermani, pa deklarim të të ardhurave.

Stop: Ti je doktoresha?

Sevdie Duleviç: Po!

Stop: Doja të të pyesja për çunin e tezes, për kancerin e lëkurës e ka ai. E ka në këmbë.

Sevdie Duleviç: O vëlla, është thjesht kancer lëkure, mos dëgjoni ata, që ju marrin më qafë. Asnjë operacion, asnjë azot, asnjë djegie?

Stop: Jo, jo!

Sevdie Duleviç: Shyqyr që s’e ka bërë! Kancerin e lëkurës e shërojmë, o vëlla! Kremrat janë 100% organikë, të certifikuar nga BE. Nuk kanë asnjë lloj efekti anësor.

Stop: Po sa lekë bëjnë, se unë nuk kam aq shumë lekë me vete? I  bie që të iki prapë, çfarë duhet të marrë ai, çfarë ilaçesh duhet të marrë ai?

Sevdie Duleviç: Kura e plotë shkon 320 mijë lekë të vjetra. Janë katër kremra nga 100 ml.

Stop: Ti, ke kremra këtu?

Sevdie Duleviç: Po, kam patjetër. Të të jap gjysmën e kurës?

Stop: Këto të dyja, sa bëjnë?

Sevdie Duleviç: 160 mijë lekë!

Stop: Kjo përdoret në mëngjes…

Sevdie Duleviç: Dhe në darkë. Unë jam prodhuesja, andej ka taksa, ka gjëra..

Stop: Ti shet edhe në Gjermani?

Sevdie Duleviç: Edhe në Kosovë.Të futesh në trajtimet e tyre, (të mjekëve specialistë)… të marrin në qafë njëherë, se çfarë nuk të injektojnë. O vëlla, është thjesht kancer lëkure, mos e merr kaq problematike.

Stop: Po, se ti je doktoreshë, i kupton, ti e ke idenë, por ne që nuk e kemi idenë…

Sevdie Duleviç: Është thjesht kancer lëkure. Kanceri i lëkurës është vetëm në lëkurë. Mund të dëmtojë një, dy, maksimumi deri në tri shtresa, por që rigjenerohet. Kur shikoj këto nivele të kancerit, vëlla, për mua janë gjëra shumë të vogla.

Pas interesimit të “Stop”, në bashkëpunim me Prokuroren e Beratit, Edina Kurti dhe Policinë e Beratit, Duleviç u arrestua dhe procedua penalisht për 3 vepra penale, mashtrim, fshehje të të ardhurave dhe prodhim i kundërligjshëm i artikujve industrialë dhe ushqimorë. Hetimet zbuluan se ajo është e bija e Eqerem Duleviç, i denoncuar më herët nga “Stop” për aktivitet të ngjashëm në Fier.

Stop: Ju jeni doktoresha?

Sevdie Duleviç: Jo, nuk jam doktoreshë.

Stop: Po çfarë jeni? Jeni zonja Sevi apo jo? kemi ardhur këtu e dashur për t’i dhënë fund mashtrimit që ju bëni me klientët, me pacientët duke shitur produkte që gjasme shërojnë kancerin e lëkurës, por që nuk janë të tilla.

Sevdie Duleviç: Hiqi duart, moj motër!

/Emisioni “STOP”

Previous Post

Britania nuk e kurseu! Nëna shqiptare e tre fëmijëve ekstradohet për të vuajtur dënimin në Pojskë

Next Post

SHBA/ Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

Next Post
SHBA/ Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

SHBA/ Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al