Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Marrëveshja/ 5600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Marrëveshja/ 5600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, dhe kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, z. Krenar Alimehmeti, nënshkruan një marrëveshje njëvjeçare bashkëpunimi në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit.Nga kjo marrëveshje, 5,600 fëmijë futbollistë, djem dhe vajza, që luajnë brenda qarkut të Tiranës, do të përfitojnë kontrolle mjekësore të rekomanduara dhe siguracion për dëmtimet sportive në një paketë të përbashkët, e cila ofrohet si gjysmësponsorizim nga SIGAL Insurance Group.Marrëveshja u shoqërua me një ceremoni të rastit, ku mbajtën fjalët e tyre përfaqësues të FSHF-së, SIGAL Insurance Group-it dhe SHRFT-së.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, përshëndeti marrëveshjen duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të standardeve dhe cilësisë së futbollit të moshave. Ai theksoi se kjo nismë përbën një moment historik, pasi tashmë fëmijët nuk do të jenë më të ekspozuar ndaj rastësive apo fatit, por do të kenë një mbrojtje financiare të siguruar për shëndetin e tyre.

CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, në fjalën e tij çmoi lart marrëveshjen dhe shprehu gatishmërinë për ta zgjeruar më tej bashkëpunimin e suksesshëm me Federatën Shqiptare të Futbollit, drejtimin e së cilës e konsideroi shumë novator dhe ambicioz për standardet më të mira në të gjitha drejtimet.

Ai e vlerësoi këtë nismë si një hap me rëndësi të jashtëzakonshme, duke theksuar ndikimin e saj konkret në jetën e sportistëve të rinj dhe të familjeve të tyre. Në fjalën përshëndetëse, z. Ponari kujtoi se shpesh prindër dhe fëmijë i janë drejtuar kompanisë për ndihmë pas dëmtimeve, ndërsa tashmë, falë marrëveshjes së re me Federatën e Futbollit, kjo nevojë shmanget përmes një zgjidhjeje të strukturuar dhe dinjitoze.

Sipas tij, sportistët e rinj nuk do të varen më nga ndihmat apo rastësitë, as nga mëshira institucionale, por do të ndihen të mbrojtur dhe krenarë për kontratat e tyre të sigurimit, të cilat u garantojnë mbështetje në rast dëmtimi, si në çdo vend tjetër ku sporti trajtohet me profesionalizëm.

Ponari nënvizoi se një dëmtim serioz, si p.sh. një thyerje këmbë që mund të kushtojë deri në pesë mijë euro. Dëmtime si këto, jo të pazakonta në sporte me përballje, përbën një barrë të menjëhershme dhe të papritur për çdo prind.

Pikërisht për këtë arsye, ai falënderoi Federatën dhe të gjithë bashkëpunëtorët që mundësuan këtë marrëveshje, duke e konsideruar atë si një model që duhet të zgjerohet edhe më tej në vitet në vijim, dhe për këtë shprehu edhe përkushtimin e plotë nga ana e kompanisë së tij.

  1. Ardian Haçi, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit, e konsideroi këtë projekt shumë efikas, pasi plotëson tre kritere të rëndësishme: çmimin e ulët të paketës, karakterin jodetyrues dhe përfitimet konkrete e praktike për aktivitetin sportiv të fëmijëve dhe familjarëve të tyre.
  2. Edison Gjoni, menaxher i produktit përkatës në SIGAL Insurance Group, garantoi se përfitimet e kësaj marrëveshjeje do të shtrihen te familjet e fëmijëve dhe do të zbatohen së shpejti edhe përtej qarkut të Tiranës. Ai theksoi se pamundësitë financiare nuk do të munden të ndalin ëndrrat e lojtarëve dhe lojtareve të reja të futbollit, sepse pranë tyre do të jetë gjithmonë SIGAL Insurance Group.

Marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe mirëqenies së sportistëve të rinj, duke vendosur standarde të reja sigurie në futbollin e moshave.

SIGAL IG është sponsor premium i kombëtares kuqezi dhe bashkërrugëtare e sukseseve prej më shumë se një dekade; po ashtu, është sponsor edhe i kampionatit vendas, Abissnet Superiore, duke ndjekur shembujt botërorë të gjigantëve të sigurimeve që mbështesin dhe investohen drejtpërdrejt për standarde të larta në sport.

Previous Post

Behgjet Pacolli konfirmon farsën me garën për Aeroportin e Vlorës

Next Post

Gjykata Kushtetuese ktheu Erion Veliajn në detyrë, Rama: Ky është një skandal

Next Post
Gjykata Kushtetuese ktheu Erion Veliajn në detyrë, Rama: Ky është një skandal

Gjykata Kushtetuese ktheu Erion Veliajn në detyrë, Rama: Ky është një skandal

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al