Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qyno: Balluku mund të goditet edhe nga ‘Tigrat’

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Qyno: Balluku mund të goditet edhe nga ‘Tigrat’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Enton Qyno ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut.

I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Qyno tha se nga bisedat e zbardhura mes Evis Berberit dhe Ballukut, prokurorët e SPAK kanë gjetur prova që sugjerojnë se tenderët nuk ndiqnin rrugën ligjore, por paracaktoheshin në prapaskenë.

Sipas Qynos, një tjetër dosje e nxehtë që po hetohet lidhet me dy anijet gjeneratorë, të njohura si “tigrat”, të ankoruara prej vitesh në gjirin e Vlorës.

Qyno shprehet se hapi i radhës i SPAK, mund të jetë kërkesa për një masë sigurie ndaj ministres Balluku, e cila mund të variojë nga pezullimi nga detyra deri tek arresti shtëpiak.

“Në fakt është një dosje e cila ka marrë të fundit qysh në shtator të vitit 2024, kur SPAK filloi veprimet hetimore ndaj Evis Berberit, një zyrtari të lartë që drejtonte Agjencinë e Rrugore Shqiptare. Dhe në momentin kur BKH-ja apo edhe prokurorët kanë sekuestruar telefonat e Evis Berberit dhe kanë filluar ekspertimin e tyre, kanë rrjedhur apo ekstraktuar biseda të cilat nuk kishin të bënin vetëm me objektin e hetimit që kishte SPAK pra me vetëm me tendrat e autoritetit rrugor shqiptar, por kishin të bënin edhe me biseda të tjera të cilat Evis Berberi ka kryer me funksionarë të lartë të Ministrisë së infrastrukturës dhe energjetikës dhe më konkretisht edhe me ministren që drejton këtë institucion. Bisedat nuk janë vetëm biseda private dhe biseda pune, por janë biseda që paracaktohen tenderat nga zonja Belinda Balluku.

Biseda korruptive apo biseda të cilat kanë karakterin e kryerjes së një vepre penale siç është shkelja e barazisë në tendra dhe ankandeve publike. Dhe që pa diskutim që në kushtet kur janë vënë në dijeni të këtyre bisedave dhe ku janë krahasuar këto biseda me kohën kur janë zhvilluar dhe procedurat e prokurimit të këtyre tenderave, pa diskutim që prokurorët kanë marrë një vendim për hapjen e një hetimi paralel për zonjën Balluku, por edhe për Evis Berberin. Pra, është fragmentizuar në tre dosje, një dosje që, në mos gaboj ka procedimin 241 fraksion 1 dhe pastaj ka vajtur në procedime të tjera.

Ajo që dihet tashmë është afera e dy anijeve gjeneratorë që janë tek Tigrat e famshëm që janë të ankoruara prej disa vitesh në gjirin e Vlorës dhe çuditërisht bëjnë ndezje eksperimentale, por që në fakt nuk prodhojnë asnjë kilovat energji elektrike dhe me qëllim për ta furnizuar çdo ditë. Ndërkohë që ke dhe praktika të tjera hetimore të cilat kanë shtyrë SPAK-un që të hetojë në këto tre vepra penale që ju përmenda dhe që padyshim, dhe që kam bindjen që do të ketë një fragmentizim akoma më radikal të SPAK-ut në këtë drejtim.

Kur them radikal, mund të e kam parasysh faktin që mund të çojë SPAK-un deri në një kërkesë për caktim mase sigurimi ndaj zonjës Belinda Balluku dhe që padyshim do të sjellë automatikisht vënien e saj në një masë arresti, qoftë arrest shtëpie, qoftë edhe një masë pezullim nga detyra, qoftë edhe një masë bllokimi i daljes së saj jashtë shtetit. Pra, janë masa të cilat herë pas here SPAK-u i ka përdorur kryesisht në zyrtarët e lartë kur ka hetuar dhe që tashmë është praktika e konsoliduar edhe përmes vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe që padyshim mos u çudisni që në ditët në vazhdim të ketë edhe një indicie tjetër si kjo që unë po ua përmend”, tha Qyno.

Previous Post

Kërcënimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues

Next Post

“Ja këndoj këngën dhe nuk ma ndjen për asnjë”, zbardhen bisedat e Ballukut me Ervis Berberin

Next Post
“Ja këndoj këngën dhe nuk ma ndjen për asnjë”, zbardhen bisedat e Ballukut me Ervis Berberin

“Ja këndoj këngën dhe nuk ma ndjen për asnjë”, zbardhen bisedat e Ballukut me Ervis Berberin

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026
“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al