Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nëna humb foshnjën, shkak spitali “Hygea”/ Dy mjeke gjinekologe nën akuzë për neglizhencë mjekësore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Nëna humb foshnjën, shkak spitali “Hygea”/ Dy mjeke gjinekologe nën akuzë për neglizhencë mjekësore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehura dy mjeke gjinekologe, Ibrime Mata dhe Enriketa Kroi, të akuzuara për neglizhencë në trajtimin e një pacienteje shtatzënë, që përfundoi me humbjen tragjike të foshnjës dhe rrezikimin e jetës së nënës.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga shtetasja G.S në vitin 2023. Nga dosja hetimore rezulton se mjekja Ibrime Mata nuk ka hapur apo mbajtur një historik të saktë mjekësor për pacienten, pavarësisht se ajo iu nënshtrua disa ekzaminimeve gjatë shtatzënisë.

Sipas Prokurorisë, ajo ka injoruar simptomat dhe shqetësimet e përsëritura të gruas, duke mos kryer kontrolle të thelluara, çka solli pasoja fatale: lindjen e një foshnje të parakohshme me probleme të rënda shëndetësore, e cila nuk arriti të mbijetonte.

Pas mungesës së kujdesit nga mjekja e parë, pacientja iu drejtua një tjetër gjinekologeje, Enriketa Kroi. Por hetimet treguan se edhe kjo e fundit nuk mori masat e duhura mjekësore, ndonëse pacientja paraqiste simptoma të rënda që tregonin për një gjendje të avancuar patologjike, pre-eklampsi të rëndë.

Pavarësisht vizitave në klinikën private, Kroi nuk ndërhyri në kohë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes së gruas.

Në fund, pacientja u shtrua me urgjencë në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku iu konstatua një formë e avancuar e pre-eklampsisë, duke detyruar mjekët të ndërpresin menjëherë shtatzëninë për të shpëtuar jetën e saj.

Dëshmitë dhe provat e mbledhura nga Prokuroria pritet të shqyrtohen në gjykatë, ku të dyja mjeket do të përballen me akuzën e shkeljes së rëndë të detyrës dhe të standardeve profesionale mjekësore.

Previous Post

Vrau babain në Durrës, dëshmia e djalit: Ishim duke ngrënë dhe m’u turr

Next Post

Siria njeh Kosovën si shtet, Osmani: Mirënjohje për vendimin

Next Post
Siria njeh Kosovën si shtet, Osmani: Mirënjohje për vendimin

Siria njeh Kosovën si shtet, Osmani: Mirënjohje për vendimin

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al