Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam konflikte

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam konflikte
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shpërthimi me tritol i një dite më parë në Shkodër vazhdon që të jetë ende një mister. Shtetasi Enea Busukja i cili ishte në qendër të këtij atentati mësohet se ka dhënë një deklaratë për policinë vendore të Shkodrës teksa në mënyrë kategorike ka mohuar faktin se mund të ketë patur probleme me ndokënd.

Inspektori tatimor është shprehur se nuk e ka as idenë më të vogël përse ndodhi atentati ndaj tij dhe se kush mund të jenë autorët.

“Sapo dola nga banesa dhe isha duke hipur në makinën e punës që kam. Në ato momente shpërtheu lënda eksplozive që ishte vendosur tek motori afër makinës time. Fillimisht nuk e kam kuptuar se çfarë ndodhi. Kam dalë nga automjeti dhe kam  qëndruar derisa erdhi policia dhe një ambulancë.

Unë nuk e kam as idenë më të vogël se përse ndodhi ky atentat ndaj meje. Ju them me bindje të plotë se në mënyrë kategorike nuk kam asnjë problem me askend.

Nuk kam patur konflikte të mëparshme dhe as ndonjë kërcënim apo presion të asnjë lloji. Ndaj nuk kam asnjë ide se kush mund të jenë autorët apo përse ndodhi kjo ngjarje”. – mësohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë policia vendore dhe prokuroria e Shkodrës janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Efektivët kanë bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë pasi dyshojnë se autorët kanë qenë dikund afër dhe pasi kanë parë shtetasin Busukja duke iu afruar automjetit të tij, kanë kryer shpërthimin e telekomanduar dhe më pas janë larguar.

Policia nuk përjashton faktin se autorët mund të jenë me pagesë, duke qenë njëra prej pistave të mundshme në këtë atentat.

Po ashtu janë duke u hetuar të gjitha lidhjet e mundshme që mund të ketë i plagosuri Busukja nëse kjo ngjarje ka të bëjë me punën e tij në tatime, biznesin që ka për larjen e rrobave apo ndonjë konflikt tjetër. Deri më tani policia nuk ka ende një pistë konkrete të hetimeve.

Previous Post

Vrasja në Komunën e Parisit, policia zbulon të shkuarën e autorit

Next Post

Tjetërsim pronash në Lezhë/ Kush janë zyrtarët publikë dhe efektivët për të cilët u lëshua urdhërarrest (EMRAT)

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al