Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës në afërsi të ish-“Turizmit të Ri” në Kukës.
Kalimtarët e rastit kanë vënë re një makinë të shkatërruar, që dukej se ishte shkaktuar nga një përplasje e fuqishme nga mbrapa automjetit.
Nga informacionet e para, automjeti tip “Benz” dyshohet të ketë qenë i parkuar dhe është goditur nga një makinë tjetër prapa. Goditja ka qenë aq e fortë sa e ka zhvendosur rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.
Automjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për të.
Ende nuk dihet nëse në momentin e përplasjes në automjetin e dëmtuar ka pasur persona brenda, drejtues apo pasagjerë.








