Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raporti i AWA: Gjuha e urrejtjes në Shqipëri po rritet ndjeshëm

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Raporti i AWA: Gjuha e urrejtjes në Shqipëri po rritet ndjeshëm
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një raport i prezantuar nga organizata Albanian Women in Audiovisual (AWA) nxori në pah shqetësimin se gjuha e urrejtjes me bazë gjinore dhe ajo ndaj gazetarëve është rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme.

Raporti evidentoi nivelet dhe dimensionet më problematike ku është përhapur gjuha e urrejtjes në peizazhin mediatik shqiptar. Sipas gjetjeve, gjuha e urrejtjes me bazë gjinore mbetet një çështje shqetësuese dhe me shkallë të gjerë përhapjeje, ndërsa ajo ndaj gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë është shtuar ndjeshëm krahasuar me raportet e mëparshme.

“Diskursi i urrejtjes është shpërndarë ndaj grupeve të tilla si gratë, gazetarët, kundërshtarët politikë, minoritetet, etnitë, apo edhe grupet me orientim të ndryshëm seksual,” theksohet në raport. Një risi e këtij raporti janë kategoritë e reja të identifikuara si objekt i gjuhës së urrejtjes, përkatësisht institucionet publike dhe fëmijët/minorenët.

Gjetjet e raportit mbulojnë periudhën nga janari 2024 deri në qershor 2025 dhe bazohen në raportimin e 96 incidenteve që përmbanin gjuhë urrejtjeje.

“Incidentet më të shpeshta gjatë kësaj periudhe ishin ato me bazë gjinore (40.6%), ndaj gazetarëve (12.5%) dhe ndaj kundërshtarëve politikë (12.5%),” tha ekspertja e raportit, Dorentina Hysa.

Hysa i cilësoi këto gjetje si shqetësuese, duke theksuar se politikanët dominojnë diskursin politik kundër gazetarëve, duke ndikuar në amplifikimin e narrativave të urrejtjes.

Edhe deputetja Jorida Tabaku shprehu shqetësimin e saj lidhur me nivelet e larta të diskursit të urrejtjes.

“Ne e kemi kthyer median në shënjestër të pushtetit,” tha Tabaku, duke nënkuptuar se politikanët shpesh përdorin sulmet ndaj gazetarëve si mënyrë për t’i censuruar ata.

Sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, një faktor që ndikon në nxitjen e urrejtjes janë edhe narrativat dezinformuese që shpërndahen me qëllim nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë.

“Gjuha e urrejtjes është produkt gjithashtu i një dezinformimi të qëllimshëm, që bëhet për të prodhuar urrejtje dhe për të mbajtur gjallë stereotipe mbi kategori të caktuara,” tha Gajda./ BIRN

Previous Post

Grabitje dhe plagosje në Norvegji, kapet duke hyrë në Shqipëri 35-vjeçari kosovar

Next Post

Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person

Next Post
Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person

Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

November 5, 2026
Dhuna në protesta, ambasadorja e BE-së ‘i tërheq veshin’ qeverisë: Reagimi i policisë të jetë proporcional

Dhuna në protesta, ambasadorja e BE-së ‘i tërheq veshin’ qeverisë: Reagimi i policisë të jetë proporcional

November 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al