Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Për herë të parë, organizohet Java Kulturore e Kazakistanit në Shqipëri! Sjell në Tiranë Adam, këngëtarin e hitit të famshëm “Zhurek”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Për herë të parë, organizohet Java Kulturore e Kazakistanit në Shqipëri! Sjell në Tiranë Adam, këngëtarin e hitit të famshëm “Zhurek”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë, Republika e Kazakistanit organizon Javën Kulturore në Shqipëri, e cila do të zhvillohet nga 19 deri më 21 tetor 2025.

Sipari i aktiviteteve hapet më më 19 tetor, në orën 19:00, në sheshin “Italia” në Tiranë, me një koncert madhështor ku do të performojnë Ansambli “Turan” dhe këngëtari i famshëm Adam. Ky koncert hapës pritet të sjellë një mbrëmje spektakolare që ndërthur tingujt autentikë të stepave të Azisë Qendrore me ritmet bashkëkohore të muzikës moderne kazake. Ansambli “Turan”, të njohur si ambasadorë ndërkombëtarë të kulturës turkic, kanë performuar në më shumë se 120 qytete në mbarë botën, përfshirë skena prestigjioze si Carnegie Hall në Nju Jork dhe Kennedy Center në Uashington. Ata sjellin në Tiranë fuqinë e muzikës tradicionale kazake përmes instrumenteve origjinale dhe interpretimit të tyre energjik. Ndërkohë, artisti Adam, një nga yjet më të njohur të muzikës kazake, do të elektrizojë publikun me performancat e tij moderne dhe me hitet që kanë arritur miliona dëgjues në mbarë botën, përfshirë këngën “Zhurek”, e cila ka mbledhur mbi tre miliardë shikime në YouTube dhe TikTok. Hyrja për publikun është e lirë, duke e bërë këtë mbrëmje të hapur për të gjithë dashamirësit e artit dhe kulturës.

Në vijim të programit, më 20 dhe 21 tetor, në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë, do të zhvillohen Ditët e Kinemasë Kazake, ku do të shfaqen tre filma të përzgjedhur nga shtëpia filmike Kazakhfilm. Këto vepra kinematografike pasqyrojnë historinë, emocionin dhe shpirtin e Kazakistanit përmes zhanreve të ndryshme – nga drama historike te biografitë artistike dhe filmat aksion. Filmat që do të shfaqen janë: “Myn Bala: Warriors of the Steppe” i regjisorit Akan Satayev, një dramë epike që tregon historinë e betejave për liri dhe guximin e popullit kazak; “Operation Nabat” i Rashid Suleimenov, një thriller modern plot tension dhe energji; dhe “Amre” i Jeffrey Vespa, një dramë biografike që ndjek jetën dhe karrierën e këngëtarit legjendar Amre Kashaubayev.

Java Kulturore e Kazakistanit në Shqipëri e cila mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sjell kështu një përvojë të pasur artistike, që bashkon muzikën tradicionale, artin bashkëkohor dhe kinemanë moderne të Kazakistanit, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi kulturor ndërmjet dy vendeve. Me hyrje të lirë dhe një program të larmishëm, kjo javë premton të jetë një festë e vërtetë e kulturës dhe miqësisë mes popujve shqiptar dhe kazak.

Previous Post

Moska dhe Kievi, “shi” dronësh njëri-tjetrit

Next Post

Bombë makinës së gazetarit të njohur italian, bëri reportazh dhe për Shqipërinë

Next Post
Bombë makinës së gazetarit të njohur italian, bëri reportazh dhe për Shqipërinë

Bombë makinës së gazetarit të njohur italian, bëri reportazh dhe për Shqipërinë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al