Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Wizz Air përsërit skandalin! 8 pasagjerë mbeten sërish në Dortmund për shkak të ‘overbooking’

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Wizz Air përsërit skandalin! 8 pasagjerë mbeten sërish në Dortmund për shkak të ‘overbooking’

Screenshot

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas incidentit të rëndë të së dielës, ku dhjetëra pasagjerë shqiptarë mbetën në tokë në aeroportin e Dortmundit, kompania Wizz Air e ka përsëritur të njëjtën praktikë vetëm dy ditë më vonë.

Skyweb.al mësoi nga udhëtarë që fluturuan të martën pasdite nga Dortmundi në Tiranë se tetë pasagjerë të tjerë janë lënë sërish në aeroport, pasi kompania kishte kryer overbooking.

Sipas dëshmive, mes tyre ishin një çift italianësh, dy çifte gjermanësh që kishin prenotuar për në Theth dhe dy udhëtarë të tjerë, të cilët nuk u lejuan të hipnin në avionin e radhës drejt Tiranës.

Ndërkohë, pasagjerë që u kthyen të dielën në Tiranë i thanë Skyweb se Wizz Air i ka mashtruar me premtime të rreme për dëmshpërblim.

“Na gënjyen që të mos bënim zhurmë aty para gjermanëve. Na thanë do merrni 250 euro kredi në llogarinë tuaj në Wizz Air, pastaj disave na dhanë vetëm 100 euro, dhe as ato nuk e dimë kur do t’i marrim”, tha një pasagjer për Skyweb.al.

Incidenti i së dielës

Të dielën, fluturimi W4 5126 Dortmund–Tiranë, i planifikuar në orën 15:45, u vonua pasi stafi gjerman i aeroportit zbuloi se kompania kishte shitur më shumë bileta se kapaciteti i avionit.

Në vend që të sigurojë alternativa të menjëhershme, Wizz Air u ka ofruar udhëtarëve të mbetur në aeroport të fluturojnë vetëm të martën ose të mërkurën, duke u justifikuar se atëherë do të kishte vende të lira.

Kjo është herë pas here një praktikë e përsëritur nga kompania, e cila shitet më shumë bileta se numri i vendeve në avion, me arsyetimin se një pjesë e pasagjerëve nuk paraqiten në fluturim.

Por në rastet kur të gjithë mbërrijnë në aeroport, shumë prej tyre mbeten jashtë avionit.

Sipas burimeve nga sektori i aviacionit, Wizz Air po përballet gjithashtu me probleme teknike, pasi 38 avionë të saj janë aktualisht jashtë funksioni për shkak të defekteve në motorë, çka ka shkaktuar vonesa dhe anulime të shumta në linjat evropiane.

/skyweb.al/

Tags: Wizz Air
Previous Post

Dumani konfirmon hetimet e SPAK për abuzimet me fondet e IPARD, përfituesit grupe kriminale dhe të afërmit e politikanëve

Next Post

FMN ‘shuplakë’ qeverisë: Shqipëria në grupin më të dobët të globit për menaxhimin e shpenzimeve publike

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al