Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘arrest në burg’ për tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Masa është dhënë për Elvis Shkambin, i cili akuzohet se autor i vrasjes së magjistratit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, xhaxhain e tij, Gjon Shkambi dhe si edhe punonjësin e sigurisë Banush Koxhajn.
Në sallën e gjyqit, Elvis dhe Gjon Shkambi i kanë kërkuar falje familjes së gjyqtarit me argumentin se ishin në gjendje të rënduar psiqike, për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve.
Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqip në Apel. Në momentin që shpalli vendimin për një çështje pronësie mes familjes Shkambi dhe Kurtaj, Elvis Shkambi noxrri armën dhe qëlloi në drejtim të gjyqtarit tre herë duke e lënë të vdekur.
Shkambi plagosi edhe babë e bir të familjes Kurtaj dhe më pas iu dorëzua policisë duke pohguar se ishte ai që vrau gjyqtarit.








