Thursday, October 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, BOTË
0
Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli dhe Hamasi kanë nisur në Egjipt bisedimet e para për një armëpushim, bazuar në propozimin e paraqitur nga SHBA. Pas gati dy vitesh lufte të përgjakshme, palët duket se po afrohen drejt një marrëveshjeje që mund t’i japë fund konfliktit në Rripin e Gazës.

Negociatat po përqendrohen në tri çështje kryesore: lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi, lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite dhe tërheqjen e pjesshme të ushtrisë izraelite nga Gaza.

Këto pika janë pjesë e fazës së parë të një plani prej 20 pikash të hartuar nga presidenti amerikan Donald Trump, që synon t’i japë fund luftës dhe të rikthejë stabilitetin në rajon. Sipas mediave të huaja Hamasi ka pranuar të diskutojë mundësinë e lirimit të pengjeve dhe tërheqjes nga pushteti në Gaza, duke i dhënë shtysë të re procesit të paqes.

Presidenti Trump i ka quajtur bisedimet “shumë të suksesshme” dhe është shprehur se ato po përparojnë me shpejtësi. Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se shpreson që brenda pak ditësh të njoftohet lirimi i pengjeve izraelite.

Megjithatë, mbeten ende mospërputhje të mëdha mes palëve, pasi plani amerikan është i gjerë në synime, por i paqartë në detaje. Një nga temat më të ndjeshme është mënyra se si do të ndodhë shkëmbimi i pengjeve dhe të burgosurve, që sipas kushteve të planit duhet të realizohet brenda 72 orëve nga momenti i shpalljes së armëpushimit.

Delegacioni palestinez pritet të kërkojë lirimin e disa figurave politike të njohura, përfshirë Marëan Barghouthin, i cili gëzon popullaritet të madh në Bregun Perëndimor dhe Gaza.

Edhe pse SHBA ka kërkuar ndalimin e bombardimeve, Izraeli ka vijuar sulmet ajrore në Gaza, ku gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë të paktën 19 persona, mes tyre edhe dy punonjës ndihmash, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës.

Bisedimet janë mirëpritur nga zyrtarë ndërkombëtarë, të cilët kanë bërë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në prag të përvjetorit të dytë të luftës. Presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi deklaroi se plani i SHBA-së mund të hapë rrugën për paqe të qëndrueshme dhe njohjen e një shteti palestinez.

“Një armëpushim, lirimi i pengjeve dhe i të burgosurve, rindërtimi i Gazës dhe nisja e një procesi politik drejt njohjes së shtetit palestinez do të thotë se jemi në rrugën e duhur drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm,” u shpreh al-Sisi.

Previous Post

U kap me 10 kg heroinë, shqiptari e kishte fshehur në sediljen e fëmijës

Next Post

Liria e zgjedhjes, a jemi vërtet të lirë?

Next Post
Liria e zgjedhjes, a jemi vërtet të lirë?

Liria e zgjedhjes, a jemi vërtet të lirë?

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

U transferua në burgun e Fierit, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, më refuzojnë dokumentin

Veliaj në burgun e Fierit, avokati: Ndodhet në izolim me tre vrasës serialë

October 29, 2026
Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit

October 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al