Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulajt, gabimi i ministrisë britanike rrezikon të lirojë vrasësit e biznesmenit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Vrasja e Ardian Nikulajt, gabimi i ministrisë britanike rrezikon të lirojë vrasësit e biznesmenit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një gabim nga Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe rrezikon ekstradimin e bandës së vrasësve që ekzekutuan biznesmenin Ardian Nikulaj, në Prill të vitit 2023, shkruan Daily Mail.

Banda, përfshirë një nënë të re, fluturuan drejt Shëngjinit dhe u paraqitën si turistë ndërsa u sistemuan në një hotel me pesë yje në pronësi të objektivit të tyre, Ardian Nikulaj.

Në gusht të vitit të kaluar, Harriet Bridgeman, 40 vjeç, dhe Thomas Mithan, 37 vjeç, të dy nga Bristoli, dhe Harry Simpson, 34 vjeç, nga Londra jugore , humbën betejën gjyqësore për të bllokuar ekstradimin për t’u përballur me gjyqin në Shqipëri.

Gjykatësi i rrethit Daniel Sternberg gjithashtu hodhi poshtë një apel nga Edmond Haxhia, i akuzuar si organizatori i atentatit ndaj Nikulajt, dhe ia dërgoi të katër çështjet Sekretares së Brendshme të asaj kohe, Yvette Cooper, për t’u miratuar.

Por në gusht, Ministria e Brendshme u tha zyrtarëve shqiptarë se kishin bërë një gabim potencialisht serioz duke i ngatërruar akuzat.

Urdhri i ekstradimit i nënshkruar nga znj. Cooper deklaroi se të katër të dyshuarit ishin akuzuar në Shqipëri për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe municioneve, si dhe për vrasje për shkak të gjakmarrjes.

Por në shtator 2023, qeveria shqiptare kishte thënë se akuzat për armë zjarri ishin rrëzuar dhe akuzat e tjera ishin ndryshuar në “vrasje me paramendim”.

Në një letër të datës 20 gusht, Ministria e Brendshme tha se nuk kishte “asnjë mekanizëm ligjor” që Cooper të korrigjonte gabimin dhe paralajmëroi se kjo mund të çonte në rrëzimin e procedurave të ekstradimit.

Ata u kërkuan zyrtarëve shqiptarë të dërgonin një ‘siguri’ me shkrim në lidhje me akuzat me të cilat do të përballeshin të dyshuarit, për të shmangur shfrytëzimin e gabimit nga avokatët e tyre.

Zyrtarët shqiptarë e kanë siguruar këtë dokument përpara seancës së apelit të të dyshuarve kundër ekstradimit në Gjykatën e Lartë të martën.

Ardian Nikulaj u ekzekuta më 19 Prill 2023 teksa qëndronte në hotelin e tij duke konsumuar kafe. Vrasësi i dyshuar si portugezi Ruben Saraiva, iu afrua dhe e qëlloi nga afër. Vrasësi mbante një skafandër në kokë dhe një veshje motoristi. Pasi ekzekutoi biznesmenin, ai u largua me një motor i cili u fsheh brenda një “Land Rover-i” që e priste ekzekutorin në fshatin Kukël, midis Lezhës dhe Shkodrës.

Previous Post

U plagos gjatë seancës ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, dëshmia e Ervis Kurtaj: Mora babain nga dora e nisa të largohem…

Next Post

PS bllokon interpelancën me Ramën, Bardhi: Keni përfituar para nga babai i Suel Çelës

Next Post
PS bllokon interpelancën me Ramën, Bardhi: Keni përfituar para nga babai i Suel Çelës

PS bllokon interpelancën me Ramën, Bardhi: Keni përfituar para nga babai i Suel Çelës

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al