Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe i detyronin të ushtronin pr*stitucion në Shqipëri, goditet grupin kriminal! 19 masa sigurie në Shqipëri e Kolumbi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe i detyronin të ushtronin pr*stitucion në Shqipëri, goditet grupin kriminal! 19 masa sigurie në Shqipëri e Kolumbi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka goditur një grup kriminal që rekrutonte vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe i detyronin të ushtronin prostitucion në Shqipëri.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë Kroate, EUROPOL dhe EUROJUST ku lëshuan 19 masa sigurie.

Raportohet se 9 masa u ekzekutuan në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi, 3 persona u shpallën në kërkim, ndërsa u proceduan penalisht 48 shtetase të huaja me kombësi të ndryshme.

Njoftimi i Prokurorisë:

Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe i detyronin të ushtronin prostitucion në Shqipëri, Prokuroria Tiranë godet grupin kriminal, 19 masa sigurie në Shqipëri e Kolumbi

Hetimet proaktive disa mujore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çuan në goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin të qenieve njerëzore nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore me qëllim shfrytëzimin për prostitucion nëpërmjet platformave online ‘eskort’

Operacioni, i cili u zhvillua në kuadër të procedimit penal nr.846, 2025, u  realizua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë Kroate, EUROPOL dhe EUROJUST u lëshuan 19 masa sigurie, 9 të cilat u ekzekutuara në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi, 3 persona u shpallën në kërkim, ndërsa u proceduan penalisht 48 shtetase të huaja me kombësi të ndryshme

Hetimet zbuluan se shtetasi L. B., 25 vjeç (i arrestuar në Kolumbi gjatë ditës së operacionit), kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas detyroheshin të ushtronin prostitucion. Në rast se ndonjë nga shtetaset refuzonte të vazhdonte këtë veprimtari, mbajtja e vajzave bëhej me anë të forcës dhe kanosjes ndaj tyre e familjarëve në Kolumbi, duke përfshirë edhe persona të afërt.

Ndërkohë, shtetasi D.S., bashkëpunonte ngushtë me shtetasin L.B. në sigurimin e kushteve logjistike për akomodimin dhe menaxhimin e rrjetit. Një nga të arrestuarit, shtetasi K. P., mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e L. B.

Një nga të arrestuarit, shtetasi I. G., kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, duke e shndërruar në vend për ushtrim prostitucioni nga vajzat e trafikuara. Në këtë hotel shfrytëzoheshin për prostitucion disa shtetase me origjinë nga Kazakistani dhe i strehonin në këtë hotel. Ndërkohë që shtetasi D. B. sigurohej për shpërndarjen e lëndëve narkotike për disa nga vajzat dhe lehtësonte kontaktet me klientët.

Operacioni u mundësua me mbështetjen e Wester Balkans Criminal Justice projekt i Eurojust (WBCrimJust) në bashkëpunim me EMPACT (European Multidisiplinary Platform Against Criminal Threats)  dhe EU4FAST (EU Support to Strengthen the Fight against  Migrant Smuggling and Traficking in Human Beings in the Western Balkans).

Previous Post

Rënia e flokëve në vjeshtë, disa këshilla se si të shpëtoni nga ky problem

Next Post

“Më shau nga gruaja”, si 38-vjeçari vrau mikun që e mbante në shtëpi prej 10 ditësh

Next Post
“Më shau nga gruaja”, si 38-vjeçari vrau mikun që e mbante në shtëpi prej 10 ditësh

“Më shau nga gruaja”, si 38-vjeçari vrau mikun që e mbante në shtëpi prej 10 ditësh

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia bllokon rrugën drejt Kuvendit, pedagogët kërkojnë t’u bashkohen studentëve në protestë

Policia bllokon rrugën drejt Kuvendit, pedagogët kërkojnë t’u bashkohen studentëve në protestë

October 22, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe përmbys karriget, mazhoranca vijon votimin

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe përmbys karriget, mazhoranca vijon votimin

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al