Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush është Egzon Peçaku që për 1 vit qarkulloi 29 MLN €?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Kush është Egzon Peçaku që për 1 vit qarkulloi 29 MLN €?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Kukesi 2023-co” SHPK është regjistruar më 7 nëntor 2023 me administrator dhe ortak të vetëm Egzon Pecaku. Sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), objekti i veprimtarisë përfshin një gamë shumë të gjerë aktivitetesh: nga ndërtimet civile e turistike, punime elektrike e hidroteknike, transport mallrash, projekte pastrimi, deri te dhënia me qira e pasurive të paluajtshme. Kapitali fillestar është vetëm 100 mijë lekë, ndërsa selia ndodhet në Tiranë, në Rrugën Seit Isufi, ish Televizioni, Pallati Noku.

Statuti i shoqërisë

Pasqyra financiare që ngre pikëpyetje

Në pasqyrën e performancës për vitin 2024, të publikuar në dokumentet e dorëzuara në tatime, të ardhurat nga aktiviteti kryesor arrijnë shifrën tronditëse prej rreth 29 milionë euro (2.9 miliardë lekë). Ndërkohë shpenzimet janë minimale. Një pyetje shumë thjeshtë: Një kompani e krijuar në vitin 2023 ka një bilanc rreth 30 MLN euro dhe fitimin minimal 1.4 milion lekë? Ky nivel qarkullimi është i pazakontë për një kompani me vetëm dy të punësuar dhe pa një histori të gjatë operimi. A ka lidhje me politikanë të lartë? Kush fshihet pas  shoqërisë me miliona euro?

Aktivitet i fragmentuar dhe profile të ndryshme

Statuti i firmës përshkruan aktivitete që variojnë nga ndërtimi dhe mirëmbajtja e objekteve deri te shërbimet e pastrimit dhe marketingut të pasurive të paluajtshme – një diversitet i pazakontë për një kompani të re. Ky lloj spektri veprimtarish shpesh përdoret si mbulesë për të justifikuar qarkullim të lartë të parave.

Dyshime për pastrim parash

Ekspertë të fushës financiare theksojnë se kombinimi i të ardhurave shumë të larta në një periudhë kaq të shkurtër, kapitalit minimal dhe stafit të kufizuar është tipik për skema të dyshimta. Në këto raste, paratë e padeklaruara ose me burim kriminal mund të qarkullohen përmes transaksioneve fiktive, duke u paraqitur si të ardhura legjitime nga aktivitetet e shumta të deklaruara.

Pronar i vetëm dhe lidhje me aktivitete luksoze

Egzon Pecaku figuron si pronari dhe administratori i vetëm i kompanisë. Fotografi të publikuara në rrjetet sociale tregojnë individë pranë automjeteve luksoze, një tjetër element që mund të ngrejë pikëpyetje mbi burimin e të ardhurave. Deri tani nuk ka një hetim zyrtar, por përputhja e këtyre elementeve – fitimet e papritura, profili i aktivitetit dhe mungesa e burimeve të qarta të kapitalit – e bën “Kukesi 2023-co” një rast tipik që kërkon verifikim nga autoritetet tatimore dhe hetimore.

Në mungesë të një kontrolli të thelluar, rreziku i përdorimit të kompanisë si mekanizëm pastrimi parash mbetet i lartë. Organe si Drejtoria e Tatimeve dhe SPAK pritet të vlerësojnë këto të dhëna për të zbuluar nëse pas qarkullimeve marramendëse fshihen burime të paligjshme./PUBLIK.AL

Tags: 1 vit29 MLN €?Egzon PecakuKush është Egzon PeçakuOrgane si Drejtoria e Tatimeve
Previous Post

INSTAT: Vajzat shqiptare, më të arsimuara se djemtë

Next Post

Skandal i One Albania! Bllokime faqesh dhe pasiguri

Next Post
Skandal i One Albania! Bllokime faqesh dhe pasiguri

Skandal i One Albania! Bllokime faqesh dhe pasiguri

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ish-ylli i Realit: Lamine Yamal është më i mirë se Lionel Messi

Ish-ylli i Realit: Lamine Yamal është më i mirë se Lionel Messi

September 7, 2026
Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?

Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?

September 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al