Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kufijtë e AI: Diella e bukur bën punë, por nuk ha ‘frutin e ndaluar’

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, OP-ED
0
Kufijtë e AI: Diella e bukur bën punë, por nuk ha ‘frutin e ndaluar’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artan Fuga

Patjetër që inteligjenca artificiale është dhe do të jetë një ndihmëse e madhe për njeriun, si ta them siç është kompjuteri, makina llogaritëse, motorrët e kërkimit, madje edhe shumë më tepër, do t’i propozojë alternativa njeriut, modele zgjidhjesh, do ta përshpejtojë zhvillimin e  njohurive njerëzore, do të ndihmojë në diagnostikime, në mjekime, në lehtësim të punës së njeriut, në një komunikim global, do ta zbavisë njeriun, etj.

Por, as bëhet fjalë që ta zëvendësojë njeriun, as të arsyetojë në vend të njeriut, flas sot. Teknika asnjëherë nuk zëvendëson njeriun.

Cfarë nuk ka sot për sot, mendoj as nesër, Inteligjenca artificiale dhe specifikisht CHAT GPT, pavarësisht se e paraqesin me pamjen e një malësoreje, si manekin, si striptizuese, si -femër nudo, pa fund forma për ta paraqitur si njeri, si grua që t’u pëlqejë burrave idiotë!

1. Nuk ka moral, nuk ka vlera etike të vetat, pra nuk është në gjendje që të ketë bindje morale, këndvështrime të vetat morale, të ndajë vetë ajo të mirën nga e keqja.

2. Nuk ka emocione, nuk i vjen keq, as gëzohet, nuk do të mërzitet, as të jetë solidare, as të sakrifikojë, as gjë prej gjëje. Pa këto ajo gjykon në mënyrë vrastare, të ftohtë, të rrezikshme.

3. Thotë atë që ka dëgjuar që thonë njerëzit. Me një fjalë përsërit, ose përpunon modele të reja por mbi bazën e atyre që i kanë mësuar, sidomos kur është puna për të përpunuar modele sjelljesh shoqërore.

4. Në dijet apodiktike është e pazëvendësueshme, i di të gjitha përkufizime, por nuk kontekstualizon dot, përpara një fakti të panjohur, një realiteti të çrregullt në dukje për të, ngecet. Pra e ka shumë të kufizuar nivelin e dijeve faktuale, rastësore, të detajeve, gjykimin sintetik.

5. Nuk ka personalitet, identitet personal, nuk i thotë dot vetes         “Unë jam” si një subjekt lëre të ketë urrejtje, dashuri, mirënjohje, borxh moral, përkushtim, e të tjera.

6. Nuk di si të arsyetojë për të përballuar përdorimin e Inteligjencës nga të tjerët, nuk e merr parasysh këtë, pra nuk ka intersubjektivitet sikurse kemi ne njerëzit, ne sillemi siç duam, por edhe duke imagjinuar sjelljen e tjetrit ndaj sjelljes sonë. Teorinë e lojës (game theory) nuk e përballon dot.

7. Nuk merr parasysh atë që ne njerëzit e quajmë gjuhë të heshtjes. Niset nga ato që njerëzit i thonë, ve në kujtesë ato tekste, fjalë, imazhe, që kap në mënyrë empirike, dedekton, por gjuhën e heshtjes, atë që në thelb na bën të komunikojmë nuk e njeh.

8. Nuk ka dhimbje fizike, as shpirtrore, nuk ka frikë nga vdekja, ndërkohë që baza e arsyetimit njerëzor është, sikurse urtësia njerëzore ka argumentuar, qendron pikërisht te dëshira për mbijetesë. Madje po t’i vesh një program që kur dikush i thotë më vrit, ajo të vret po të jetë e programuar ashtu.

9. Mëson gjuhën e elitave tekno-burokratike, sepse mënyrën si arsyeton në shekuj populli nuk e ka. Në këtë mënyrë është e shkëputur nga njeriu si qenie njerëzore në përgjithësi.

10. Po ta gënjesh, në bashkëbisedim, e ha gënjeshtrën dhe nis të arsyetojë mbi themele bazike gjykimesh të gënjeshtra. Mbi këtë bazë të çon në përfundime qesharake, absurde. Mund ta bësh edhe të bërtesë në mes të Parlamentit : “Rroftë Hamza Kastrioti!”

Pa fund kufizime. Nuk janë çështje kohe, janë pragje kalimi nga makina te njeriu që ende janë shumë larg të mendohen. Sot për sot!

Nêse doni provojini dhe do të shihni se Diella e bukur bën shumë punë si ndihmëse, si i tha Zoti Adamit : Merre si “ezr”, pra si shërbyese, :)), pra si do thoshim ne që të të bëjë gjërat “hazër”, ezr – hazër, por prej saj mos prisni të hajë frutin e ndaluar! Të paktën sot!

Previous Post

Taulant Balla rikthehet në Librazhd: Guri i rëndë në vend të vet

Next Post

Kriza me Perëndimin, Irani paralajmëron: Parandaloni çdo përpjekje për rivendosje të sanksioneve

Next Post
Kriza me Perëndimin, Irani paralajmëron: Parandaloni çdo përpjekje për rivendosje të sanksioneve

Kriza me Perëndimin, Irani paralajmëron: Parandaloni çdo përpjekje për rivendosje të sanksioneve

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al