Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home SHOWBIZ

Dushi në mëngjes apo në darkë, cila është alternativa më mirë për shëndetin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in SHOWBIZ
0
Dushi në mëngjes apo në darkë, cila është alternativa më mirë për shëndetin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dushi në mëngjes apo në darkë, cila është alternativa më mirë për shëndetin

 

Dushi është një pjesë e pandashme e rutinës për shumë njerëz, por ndarja bëhet pikërisht tek ora: a është më mirë të laheni në mëngjes apo në darkë? Kjo pyetje e përditshme ka ndarë mendimet, por ekspertët kanë një përgjigje interesante.

Nga njëra anë, dushi ndihmon në largimin e papastërtive dhe djersës që lëkura grumbullon gjatë ditës. Nëse nuk bëni dush para se të flini, këto mbetje përfundojnë në çarçafët dhe jastëkët tuaj, duke ndikuar në higjienën e gjumit.

Por, nuk mbaron me kaq. Lëkura jonë është e mbushur me mikroorganizma. Në çdo centimetër katror të saj mund të jetojnë nga 10 mijë deri në një milion baktere, të cilat ushqehen nga trupi dhe krijojnë përbërje që mund të shkaktojnë aromë të pakëndshme.

Pro dhe kundër dushit në darkë

Dushi në mbrëmje duket si opsioni më i shëndetshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për pastërtinë e shtratit. Por sipas mikrobiologes britanike Primrose Freestone, edhe kur flini të pastër, trupi djersit deri në gjysmë litri dhe lëshon qeliza të vdekura, të cilat shndërrohen në ushqim për bakteret që ndodhen në çarçafë.

Kështu që, siç thotë ekspertja e mikrobiomës së lëkurës Holly Wilkinson: “Ndoshta është më e rëndësishme të lani çarçafët sesa të bëni dush çdo natë.”

Për më tepër, lagështia e tepërt në jastëkë dhe çarçafë nxit rritjen e mykut, i cili mund të ndikojë në alergji apo sëmundje të frymëmarrjes

Dushi si ndihmë për gjumin

Mbështetësit e dushit në darkë kanë një tjetër argument të fortë: ndihmon në rënien më të shpejtë në gjumë. Një analizë e 13 studimeve tregon se një dush apo banjë e ngrohtë 10 minuta para gjumit mund të përmirësojë cilësinë e gjumit. Kjo ndodh sepse rritja dhe më pas ulja graduale e temperaturës së trupit sinjalizon trupin se është koha për të pushuar.

Në fund të ditës, është çështje preference

Cili është përfundimi? Shkenca thotë se nuk ka një orar të caktuar që vlen për të gjithë. Zgjedhja midis dushit në mëngjes apo në mbrëmje varet nga rutina, puna dhe preferencat personale.

Freestone preferon dushin në mëngjes për të larguar bakteret dhe djersën e natës, ndërsa shumë të tjerë e zgjedhin atë në darkë për një ndjesi pastërtie dhe qetësie para gjumit.

Sipas wilkinson: “Nëse bëni dush çdo ditë, nuk ka shumë rëndësi se në çfarë ore e bëni. Ajo që ka më shumë rëndësi është të mbani pastër çarçafët dhe jastëkët.”

Previous Post

Rama për dialogun Kosovë-Serbi: Që të fitojë paqen, duhet të bëjë detyrat e veta

Next Post

INSTAT: Vajzat shqiptare, më të arsimuara se djemtë

Next Post
INSTAT: Vajzat shqiptare, më të arsimuara se djemtë

INSTAT: Vajzat shqiptare, më të arsimuara se djemtë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?

Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?

September 7, 2026
Vdekja e tre fëmijë shqiptarë në Amerikë, flet daja: Shpërtheu lodra që kishin lënë në karikim

Vdekja e tre fëmijë shqiptarë në Amerikë, flet daja: Shpërtheu lodra që kishin lënë në karikim

September 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al