Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

21-vjeçari shqiptar dënohet me 10 vite burg për aksidentin në Britani

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
21-vjeçari shqiptar dënohet me 10 vite burg për aksidentin në Britani
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata në St Albans ka dënuar me 10 vite burg 21-vjeçarin shqiptar, Erald Kamberi, pasi shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen e një 34-vjeçari në Ware, Hertfordshire, më 1 gusht 2025.

Kamberi, i cili nuk kishte patentë dhe siguracion, si dhe pa një adresë të qëndrueshme banimi, pranoi fajësinë për shkaktim vdekjeje përmes drejtimit të rrezikshëm dhe drejtim mjeti pa siguracion.

Ai drejtonte një automjet tip Vauxhall Astra me shpejtësi ekstreme dhe në krahun e gabuar të rrugës, duke tentuar t’i shpëtonte ndjekjes së policisë, kur u përplas me një moped Honda WW të drejtuar nga Phillip “Phil” Bruce, i cili humbi jetën në vend. Pas aksidentit, Kamberi u largua nga skena, por u arrestua të nesërmen.

Gjykatësi e cilësoi sjelljen e tij në timon si “të çmendur”, duke theksuar rrezikun ekstrem që ai shkaktoi. Përveç dënimit me burg, Kamberi u ndalua nga drejtimi i automjeteve për 15 vite dhe do të duhet të kryejë një test të zgjeruar përpara se t’i rikthehet timonit. Ai do të vuajë të paktën dy të tretat e dënimit, përpara se të shqyrtohet deportimi i tij nga Britania.

Detektivi Ben Heath nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Rënda deklaroi: “Asgjë nuk mund të kthejë pas atë që ndodhi apo të shërojë dhimbjen që Kamberi ka shkaktuar. Phil ishte një djalë i dashur, vëlla, nip, i fejuar dhe mik i çmuar. Largimi i autorit nga vendi i ngjarjes tregoi mungesë totale ndërgjegjeje dhe përgjegjësie.”

Gjykata vlerësoi qëndrimin dinjitoz të familjes së viktimës gjatë procesit. Ndërkohë, si procedurë standarde, rasti është referuar për hetim të pavarur pranë Zyrës së Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC).

Previous Post

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

Next Post

Bardhi publikon shkresën: Afera e Belinda Ballukut, zyrtarisht nën hetim nga SPAK

Next Post
Bardhi publikon shkresën: Afera e Belinda Ballukut, zyrtarisht nën hetim nga SPAK

Bardhi publikon shkresën: Afera e Belinda Ballukut, zyrtarisht nën hetim nga SPAK

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al