Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Dhjetëra demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve kërkesë administratës Trump për njohjen e shtetit palestinez

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Dhjetëra demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve kërkesë administratës Trump për njohjen e shtetit palestinez
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup prej 46 ligjvënësish demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve i kanë dërguar një letër presidentit Donald Trump dhe sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, duke i bërë thirrje administratës që të njohë shtetin palestinez.

Letra, e udhëhequr nga përfaqësuesi demokrat i Kalifornisë, Ro Khanna, do t’i dorëzohet zyrtarisht presidentit amerikan të premten, në përfundim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sipas raportimeve nga The Guardian.

Kjo nismë vjen në një moment kur një numër në rritje i aleatëve të SHBA-ve, përfshirë Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Australinë dhe Portugalinë, kanë kërkuar njohjen formale të shtetit palestinez.

Konflikti ka shkaktuar një krizë të thellë humanitare në Gaza, me mbi 60,000 të vrarë dhe një uri të përhapur. Forcat izraelite kanë intensifikuar ofensivën ushtarake në qytetin e Gazës këtë javë, duke vrarë dhjetëra palestinezë. Që prej muajit gusht, qindra mijëra persona janë zhvendosur nga kryeqyteti.

“Njësoj siç duhet mbrojtur menjëherë jeta e palestinezëve, duhet gjithashtu të njihen dhe të mbrohen urgjentisht të drejtat e tyre si popull dhe si komb,” thuhet në letrën e ligjvënësve. “Ne inkurajojmë edhe qeveritë e vendeve që ende nuk e kanë njohur shtetin palestinez, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që ta bëjnë këtë”, shkruhet më tej.

Përveç Khanna-s, letra është nënshkruar edhe nga një sërë ligjvënësish progresistë të Dhomës së Përfaqësuesve, përfshirë Greg Casar (Teksas), Pramila Jayapal (Uashington) dhe Maxwell Frost (Florida). Fillimisht, në muajin gusht, The Guardian raportoi se letra kishte vetëm pak më shumë se një duzinë nënshkrimesh.

Letra mbështet një kornizë të ngjashme me atë që presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar më herët këtë vit për të garantuar sigurinë e Izraelit. Ajo përfshin çarmatimin dhe largimin e Hamasit nga pushteti në Gaza, si dhe bashkëpunimin me popullin palestinez, Autoritetin Palestinez, aleatët arabë dhe vetë Izraelin për ta bërë këtë të realizueshme.

Ro Khanna e cilëson këtë letër si një “test politik” për Partinë Demokrate dhe kandidatët e saj. Ai tha për The Guardian se kolegët e partisë së tij që nuk e kanë nënshkruar letrën janë “tërësisht të shkëputur nga baza jonë dhe votuesit demokratë, të shkëputur nga brezi i ri dhe nga pjesa tjetër e botës.”

Khanna u shpreh i “befasuar” nga numri i lartë i nënshkruesve dhe pret që deri të premten ai numër të kalojë 50.

Letra ka marrë edhe mbështetjen e J Street, një grup lobimi pro-Izraelit që përkrah zgjidhjen me dy shtete.

Presidenti i këtij grupi, Jeremy Ben-Ami, tha: “Në një kohë kur e djathta ekstreme në Izrael po përpiqet të varrosë përfundimisht idenë e një shteti palestinez, veprime si kjo letër janë jetike për të riafirmuar angazhimin ndërkombëtar ndaj vetëvendosjes së palestinezëve. Nga perspektiva pro-izraelite, një shtet palestinez pranë Izraelit është i domosdoshëm nëse Izraeli dëshiron të mbetet një shtet hebraik dhe demokratik.”

Presidenti Trump ka kundërshtuar publikisht udhëheqësit e huaj që kanë premtuar njohjen e shtetit palestinez. Gjatë fjalimit të tij në OKB këtë javë, ai e quajti këtë veprim një “shpërblim” për aktet terroriste të Hamasit, përfshirë sulmin e 7 tetorit.

Nga ana tjetër, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e minimizoi rëndësinë e këtij angazhimi ndërkombëtar, duke e quajtur një “projekt të kotë për disa liderë që duan të duken të rëndësishëm, por që në fakt nuk ndryshon asgjë.”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili pritet të flasë në Asamblenë e OKB-së të premten, ka deklaruar prerazi se një shtet palestinez nuk është opsion. “Dorëzimi i turpshëm i disa liderëve ndaj terrorizmit palestinez nuk e detyron Izraelin në asnjë mënyrë,” thuhet në një deklaratë nga zyra e tij. “Nuk do të ketë shtet palestinez.”

Khanna është i vetëdijshëm që letra nuk do të detyrojë Trump-in të ndryshojë qëndrim. “Nuk mbaj frymën me shpresën se do të ndikojmë tek ai, kur ai po i jep Netanyahu-t një çek të bardhë,” tha ai. Megjithatë, ai shpreson që letra të japë një mesazh të qartë.

“Amerika ka një brez të ri që do të njohë një shtet palestinez kur të vijë në pushtet, që kundërshton fuqishëm Donald Trump-in dhe nuk pajtohet me mënyrën se si Biden e trajtoi luftën,” tha Khanna.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara janë i vetmi anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, krahas Britanisë, Rusisë, Kinës dhe Francës, që kundërshtojnë njohjen e shtetit palestinez, çka, sipas Khanna-s, “dëmton pretendimin e Amerikës si udhëheqëse morale e botës.”

Ndërkohë, në Senat, senatori demokrat Jeff Merkley nga Oregon ka paraqitur një rezolutë për njohjen e një shteti palestinez të çarmatosur dhe për garantimin e sigurisë së Izraelit. Megjithatë, kjo nismë e paprecedentë ka pak gjasa të kalojë në dhomën e lartë të kontrolluar nga republikanët.

 

Previous Post

FOTO/ E dhunoi e më pas i shkaktoi plagë me thikë, ky është autori i vrasjes në Durrës

Next Post

Akuzohen se kanë mashtruar klientët, arrestohet pronari i një agjencie turistike në Tiranë – Emri

Next Post
Kukës/ Gjendet një trup i pajetë pranë ‘Urës së Drinit të Zi’

Akuzohen se kanë mashtruar klientët, arrestohet pronari i një agjencie turistike në Tiranë - Emri

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet për emigrantët në Rinas, mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve dhe dorëheqjet masive

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet për emigrantët në Rinas, mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve dhe dorëheqjet masive

October 22, 2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al