Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nis sot Java e Kulturore Kineze! Art, muzikë, vallëzim dhe shije deri më 26 Shtator

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nis sot Java e Kulturore Kineze! Art, muzikë, vallëzim dhe shije deri më 26 Shtator
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga data 22 deri më 26 shtator, Shqipëria do të ketë mundësinë të përjetojë një udhëtim unik nëpërmjet artit, muzikës, vallëzimit dhe shijes kineze. Në kuadër të Javës Kukturore Kineze, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sjell një program të pasur aktivitetesh në Tiranë dhe Elbasan, që synon të afrojë dy kulturat dhe të krijojë mundësi për shkëmbim dhe mirëkuptim mes popujve.

Në datat 22–25 shtator, Galeria FAB në Tiranë do të hapë dyert për ekspozitën “Close as Distant Horizons”, ku dy artistët e njohur kinezë, Wu Jun dhe Lin Zhaoyang, do të prezantojnë rreth 40 vepra të veçanta që pasqyrojnë ndërthurjen e estetikës tradicionale kineze me elemente bashkëkohore. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar simbolikën dhe historinë që fshihet pas kompozimeve të tyre, të cilat reflektojnë mbi kuptimin e jetës dhe dimensionet e ekzistencës. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun në oraret 10:00–13:00 dhe 18:00–21:00.

Një tjetër ngjarje e veçantë e kësaj jave do të jetë koncerti “Melodies Along the Silk Road” më 23 shtator, në Teatrin “Skampa” në Elbasan, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë meloditë tradicionale dhe moderne kineze, të cilat janë frymëzuar nga poezia klasike dhe simbolet natyrore. Ky koncert, i cili do të shoqërohet me performanca të veçanta nga Ansambli Kombëtar Shqiptar, do të jetë një urë e vërtetë mes dy kulturave dhe një mundësi për të eksploruar diversitetin e muzikës kineze.

Në datën 24 shtator, në Universitetin e Arteve në Tiranë, do të zhvillohet një shfaqje e veçantë e operës dhe vallëzimit kinez, “Graceful Rhythms in Motion”. Kjo shfaqje do të sjellë një panoramë të pasur të artit dhe traditës kineze, me performanca nga opera Kunqu, vallëzime tradicionale dhe etnike, si dhe një përvojë të veçantë me grimin dhe kostumet tradicionale kineze. Publiku do të mund të përjetojë magjinë e këtyre formave artistike dhe të shijojë një dialog kulturor mes lindjes dhe perëndimit.

Në fund të Javës Kulturore Kineze, më 26 shtator, Tiranës do t’i ofrohet një shije autentike e kulinarisë kineze. Eventi “The Taste of China” në Pedonalen “Murat Toptani” do të sjellë për publikun gatime tradicionale dhe aromat karakteristike të kuzhinës kineze, duke ofruar një përvojë gastronomike që shkon përtej shijes dhe që shpall një lidhje të thellë mes ushqimit, natyrës dhe harmonisë që pasqyron filozofinë kineze.

Të gjitha aktivitetet janë të hapura dhe pa pagesë për publikun. Ky është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar dhe përjetuar thelbin e një kulture mijëravjeçare, përmes artit, muzikës, vallëzimit dhe shijes, në një bashkëpunim të ngushtë mes Kinës dhe Shqipërisë.

Previous Post

NATO forcon mbrojtjen në krahun lindor pas depërtimit të dronëve rusë

Next Post

Viza pune 100.000 dollarë në SHBA, DW: ‘Gold Card’ për milionerë

Next Post
Viza pune 100.000 dollarë në SHBA, DW: ‘Gold Card’ për milionerë

Viza pune 100.000 dollarë në SHBA, DW: 'Gold Card' për milionerë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pse italianët ‘e pastrojnë’ pjatën me bukë?

Pse italianët ‘e pastrojnë’ pjatën me bukë?

November 2, 2026
20 tufa me € në vilën e Ballukut, çfarë deklaroi familja e pastrueses në SPAK?

20 tufa me € në vilën e Ballukut, çfarë deklaroi familja e pastrueses në SPAK?

November 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al