Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çaçi i Sarandës ekzekuton urdhrin/ Paqsor Buzi dhe Xhindoli marrin 60 hektarë në Sarandë për fotovoltaik

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Çaçi i Sarandës ekzekuton urdhrin/ Paqsor Buzi dhe Xhindoli marrin 60 hektarë në Sarandë për fotovoltaik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu sikurse pritej, Bashkia e Sarandës shpalli fituese kompaninë Park Sol Energy në ankandin për dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në zonën e Heremecit. Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, kompania Park Sol Energy ishte ofertuesi i vetëm në ankand duke ofruar të paguajë 10 milionë e 560 mijë lekë në vit qira për sipërfaqen prej 60 hektarësh, në të cilin do të ndërtojë park fotovoltaik.

Çaçi i Sarandës ekzekuton urdhrin/ Paqsor Buzi dhe Xhindoli

Megjithë kundërshtimin e fuqishëm të banorëve të Nivicës, që kishin pretendime për pronësinë e tokës, Oltion Çaçi është treguar i zellshëm deri në fund për marrjen e pronës.

“Duke ju referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë:Subjektin “PARK SOL ENERGY” SH.P.K Adresa: Lagjja Gafurr Muço, Pasuria me Nr. 13/131, Zona kadastrale Nr. 8572, Lushnje, Shqipëri, se oferta e paraqitur, për sipërfaqen prej 60 ha e llojit “ Kullote”, pjesë e pasurisë me nr.8 dhe nr.15 zona kadastrale 2806 në pronësi të Bashkisë Sarandë për zhvillim aktiviteti prodhim energjie nga burime të rinovueshme, nëpërmjet paneleve fotovoltaikе me afat përdorimi (qiraje) 10 vite, me oferte prej 10.560.000 lekë/vit , është identifikuar si oferta e suksesshme,” thuhet në njoftimin e shpalljes së fituesit.

Saga e rrëmbimit

Në korrik të vitit 2023, Bashkia e Sarandës i paraqiti Këshillit Bashkiak një projekt vendim “Për miratimin e planit të menaxhimit për ekonominë kullosore “Heremec” me sipërfaqe 1233.21 ha për periudhën 2023-2033”. Kjo ishte një lëvizje djallëzore, e cila kishte qëllime të qarta.

Duke mos i ditur qëllimet e mëvonshme të këtij projekt vendimi, Këshilltarët e kanë miratuar me idenë se Bashkia kërkontë ta menaxhonte këtë pasuri më mirë, duke e shtyrë afatin e menaxhimin nga çdo 1 vit në çdo 10 vjet.

Por në tetor 2023, Bashkia paraqet në Këshill një projekt vendim për “Miratimin në parim të dhënies me qira, me konkurim, të një sipërfaqeje prej 175 ha, pjesë e pasurisë me nr.8 dhe nr.15 zona kadastrale 2806, për zhvillim aktiviteti prodhim energjie nga burime të rinovueshme, nëpërmjet paneleve fotovoltaike”.

Sapo ky projekt vendim u bë publik, banorët e Nivicës përmes përfaqësueve të tyre, vendosin në dijeni këshilltarët lidhur me pretendimet e tyre, duke nxjerrë në pah “lojën” e Bashkisë që kishte nisur që në korrik. Në fakt Bashkia kishte bërë edhe një lëvizje tjetër për t’i paraprirë kësaj.

Në 10 tetor, pra 10 ditë para se të bënte publik projekt-vendimin, kishte siguruar një certifikatë pronësie dhe një kartelë pasurie nga ASHK Sarandë për pasurinë 8, zona kadastrale 2806 me pronare Bashkinë Sarandë. Edhe pse siguroi certifikatën, Bashkia nuk mundi të shmangte faktin që në kartelën e pasurisë kishte të shkruar vendimin për vendosjen e sekuestros konservative mbi këtë pronë.

Të ndodhur përballe presionit qytetar dhe stepjes së Këshilltarëve, Bashkia e anuloi kalimin e projekt vendimit për në mbledhjen e 27 tetorit 2023. Por presioni nga lart ishte më i madh se presioni qytetar, kështu që Bashkia vendos kryerjen e dy dëgjesave publike në shkurt 2024 dhe kalimin e projekt vendimit po në këtë muaj për miratim nga Këshilli Bashkiak.

Çuditshëm, më vonë sipërfaqja u reduktua 175 ha në 60 ha. Por edhe tentativa e shkurtit të vitit të kaluar dështoi pas kundërshtimit të fuqishëm të banorëve të Nivicës. Megjithatë, ndryshe nga ish koleg i tij vlonjat, Oltion Çaçi i Sarandës ka qenë më i vendosur për ta çuar deri në fund rrëmbimin e pronës së banorëve për llogari të klientëve të qeverisë dhe tashmë e ka bërë fakt.

Park Sol Energy

Kompania Park Sol Energy është krijuar në shtator të vitit 2022 dhe zotërohet nga dy biznesmenë. Ata janë Paqsor Buzi dhe Agim Xhindoli, të cilët kanë nga 50 për qind të aksioneve.

Paqsor Buzi është një biznesmen i fuqishëm në fushën e ndërtimit, i cili ka përfituar dhjetra milionë euro nga kontratat publike përmes kompanisë së tij GPG. Agim Xhindoli po ashtu zotëron disa kompani në fusha të ndryshme, por fama e tij u rrit edhe më shumë kur u intervistua nga Edi Rama në podcastin e kryeministrit.

Kompania e dy biznesmenëve synon të ndërtojë një park të madh fotovoltaik mbi tokën e marrë me qira nga Bashkia e Sarandës.

/Kapitali.al/

Tags: Agim XhindoliBashkia SarandeOltion ÇaçiPaqsor BuziPark Sol Energy
Previous Post

Rama denoncoi publikisht gjyqtarin, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Next Post

Skandal/ FSHF nxjerr biletat në shitje për miqësoren me Jordaninë, çmime të kripura dhe manipulime

Next Post
Skandal/ FSHF nxjerr biletat në shitje për miqësoren me Jordaninë, çmime të kripura dhe manipulime

Skandal/ FSHF nxjerr biletat në shitje për miqësoren me Jordaninë, çmime të kripura dhe manipulime

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al