Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Forumi për Barazinë Gjinore 2025 thekson barazinë gjinore si një faktor kyç për avancimin rajonal

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Forumi për Barazinë Gjinore 2025 thekson barazinë gjinore si një faktor kyç për avancimin rajonal
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kuvendin Parlamentar të Bosnjë dhe Hercegovinës në Sarajevë, u mbajt Forumi për Barazinë Gjinore 2025.
Ky forum mblodhi vendimmarrës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi rolin thelbësor të barazisë gjinore në ndërtimin e paqes, prosperitetit dhe përfshirjes në Ballkanin Perëndimor.

Forumi u organizua në bashkëpunim nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, në kuadër të Procesit të Berlinit 2025. Pas suksesit të Forumit të parë për Barazinë Gjinore në vitin 2024, edicioni i sivjetshëm u përqendrua në kalimin nga diskutimet në veprime konkrete.

Gjatë fjalimeve hyrëse, organizatorët theksuan se Forumi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të angazhimeve të marra, duke nënvizuar përkushtimin për t’i kthyer rekomandimet e vitit të kaluar në rezultate konkrete dhe të prekshme. U prezantuan disa iniciativa të reja dhe u dhanë shembuj të përparimit, ndër të cilët: lufta kundër dhunës me bazë gjinore në internet përmes partneriteteve globale, themelimi i Rrjetit të Grave Diplomate të Ballkanit Perëndimor, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet mekanizmave institucionalë për barazinë gjinore dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Forumin e hapi zyrtarisht Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Elmedin Konaković, i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e iniciativës për krijimin e Rrjetit të Grave Diplomate të Ballkanit Perëndimor, të ndërmarrë nga Ministria e Punëve të Jashtme e BiH. Ai theksoi se ky rrjet rikonfirmon angazhimin e përbashkët të vendeve të rajonit për avancimin e barazisë gjinore si një shtyllë themelore e diplomacisë moderne, efektive dhe gjithëpërfshirëse.

“Themelimi i këtij rrjeti përfaqëson një konfirmim të rolit të rëndësishëm që gratë luajnë në diplomaci, në ndërtimin e paqes dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Njëkohësisht, është një shprehje e qartë e vendosmërisë për të siguruar përfaqësim më të gjerë të grave dhe për një rol më të fortë udhëheqës të tyre brenda shërbimeve diplomatike në të gjithë rajonin,” u shpreh ministri Konaković.
Duke folur për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, znj. Christine Toetzke, Drejtoreshë e Përgjithshme për Azinë, Evropën Juglindore dhe Lindore, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, theksoi se:

“Nuk ka përparim të vërtetë pa barazi gjinore dhe pa dëgjimin e zërave të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes. Nëse Ballkani Perëndimor dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, gratë duhet të përfshihen në mënyrë të barabartë në të gjitha fushat e shoqërisë jo për formalitet, por sepse kjo është një domosdoshmëri.”

Në fjalën e saj, Baronesha Harriet Harman, e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për gratë dhe vajzat dhe anëtare e Dhomës së Lordëve, vuri në dukje rëndësinë e sigurisë digjitale dhe prezantoi një nismë të re për luftimin e ngacmimeve online përmes partneriteteve globale.

“Ngacmimi online nuk njeh kufij është një problem transnacional që asnjë shtet nuk mund ta zgjidhë i vetëm. Diskutimi i sotëm për këtë çështje përfaqëson një mundësi unike për ndërtimin e një përgjigjeje të koordinuar rajonale,” theksoi Baronesha Harman.

Forumi shërbeu gjithashtu si një platformë për të shqyrtuar arritjet e një viti më parë dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm. Përfundimet nga takimi do të prezantohen në mbledhjen e ardhshme ministrore të Procesit të Berlinit, ku vendet e Ballkanit Perëndimor do të ftohen të riafirmojnë angazhimet e ndërmarra në Sarajevë.
Sfondi

Procesi i Berlinit, i iniciuar në vitin 2014, është një nismë diplomatike që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Forumi për Barazinë Gjinore, i themeluar në vitin 2024, është shndërruar në një platformë të rëndësishme për hartimin e politikave që promovojnë barazinë, përfshirjen dhe drejtësinë sociale në të gjithë rajonin.

Previous Post

Zyrtare/ Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do luhet në Beograd, ku e caktoi UEFA

Next Post

Skema mashtruese XUEX/ Nga postera në lokale te roli i ‘Profesorit’, si u joshën qytetarët

Next Post
Skema mashtruese XUEX/ Nga postera në lokale te roli i ‘Profesorit’, si u joshën qytetarët

Skema mashtruese XUEX/ Nga postera në lokale te roli i ‘Profesorit’, si u joshën qytetarët

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al