Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama shpiku ministren virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI3 i kujton lidhjet me mafien

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rama shpiku ministren virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI3 i kujton lidhjet me mafien
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar “Diellën”, një ministre virtuale e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, e cila sipas qeverisë synon të luftojë korrupsionin në prokurimet publike. Rama pret që ky projekt të sjellë më shumë transparencë, edhe pse sfida mbetet e madhe, duke marrë parasysh që as ministrat tradicionalë nuk kanë arritur ta eliminojnë korrupsionin.

Emisioni investigativ italian “Report” i RAI ka rikthyer në vëmendje lidhjet e politikës shqiptare me kartelet e drogës dhe ndikimin e mafies në ekonominë e vendit.

Në një postim në Instagram, “Report” e përshkruan Shqipërinë si “vatër korrupsioni” dhe citon raportet e Transparency International dhe Komisionit Evropian për përhapjen e korrupsionit dhe kufizimet e sistemit gjyqësor në trajtimin e këtyre rasteve.

Shkrimi

Në Shqipëri, tenderët publikë do të vlerësohen nga ministri i parë në botë krijuar nga inteligjenca artificiale. Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka një ministër të IA-së: jo thjesht një ministër i IA-së, por një ministër virtual i përbërë nga pixele dhe kod.

Programi do të ketë si avatar një grua e veshur me rroba tradicionale dhe një emër: Diella, fjala shqipe që do të thotë “diell”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Partia Socialiste, ka mbrojtur idenë se një inteligjencë artificiale me detyrë vlerësimin e tenderëve publikë do të ndihmojë në uljen e korrupsionit.

Organizata Transparency International e konsideron Shqipërinë si një nga vendet e Ballkanit Perëndimor me nivelin më të lartë të korrupsionit. Sipas Komisionit Europian, masat për ta reduktuar deri tani kanë pasur një ndikim të kufizuar, pjesërisht edhe për shkak të mungesës së kapaciteteve të sistemit gjyqësor për të mbështetur procese të tilla.

Në investigimin “La campagna d’Albania” udhëtuam në anën tjetër të Adriatikut, ku mblodhëm dëshmi për ndërhyrjen e organizatave mafioze në politikën dhe ekonominë shqiptare, të cilat kishin arritur të kontrollonin nivelet më të larta institucionale, por jo vetëm. Shqipëria në vitet e fundit është bërë gjithashtu terren i shfrytëzimit nga politikanë dhe ish-politikanë italianë në kërkim të bizneseve. Rishikoni investigimin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ReportRai3 (@reportrai3)

 

Previous Post

Sadik Lumi noton në paratë që ia hedh Rakip Suli, pjesë e tortës 3.8 miliardë lekë edhe Eral Myftaraj me Shkëlqim Aliajn

Next Post

Pësoi infrakt, ja si është gjendja e ambasadorit ukrainas

Next Post
Pësoi infrakt, ja si është gjendja e ambasadorit ukrainas

Pësoi infrakt, ja si është gjendja e ambasadorit ukrainas

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasje zinxhir në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset një person

Përplasje zinxhir në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset një person

November 1, 2026
Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al