Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nis me tensione seanca e parë plenare, PD: Nuk mund të ndryshohen komisionet pa u ndryshuar rregullorja

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nis me tensione seanca e parë plenare, PD: Nuk mund të ndryshohen komisionet pa u ndryshuar rregullorja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvend ka nisur me debate dhe tensione, duke krijuar si një ide se si do të jetë edhe qëndrimi i opozitës në seancat e ardhshme. Opozita ka shfaqur që në fillim pankarta me akuza ndaj eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste.

Pas ngritjes së komisionit për verifikimin e mandateve, kreu i PD, Sali Berisha, kërkoi fjalën për procedurë. Fjalimi i tij u ndërpre, ç’ka shkaktoi një debat të ashpër.

“Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bajrit, Pëllumb Gjokës. Nuk i lexoi emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, por vetëm presto nomet,” tha Berisha, ndërsa deputetë të tjerë opozitarë u mblodhën rreth foltores duke mbajtur pankarta.

Drejtuesi i seancës, Vasil Llajo, i kërkoi Berishës dhe deputetëve të tjerë, përfshirë Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin, të respektonin rregulloren. Megjithatë, Taulant Balla urdhëroi ndërprerjen e fjalës së Berishës, duke e lënë fjalimin e tij të papërfunduar.

Pas seancës, Berisha mbajti një deklaratë për mediat ku e quajti ngjarjen “skandal” dhe e akuzoi Ramën se po “shkelmon rregulloren e Kuvendit”.

“Ky është një narkoparlament,” tha Berisha. “Ka një rregullore. Asnjë komision nuk ndryshohet pa ndryshuar rregulloren. Po për këtë nuk ka rregullore, nuk ka Kushtetutë. Morali i tij është droga dhe vetëm droga.”

Ai shtoi se Kuvendi i ri po e nis punën si i vjetri, duke diskriminuar opozitën dhe duke i hequr asaj të drejtën për fjalën.

“Si mund ta lija unë Vasil Llajën, një mjek i cili nuk ka asnjë eksperiencë parlamentare dhe e mashtrojnë siç duan. Ai nuk e di që parlamenti është rrëzuar që dje. Që në momentin që ai shpalli komisionet të cilat nuk ekzistojnë në rregullore. Kaq është puna. Ai asgjësoi edhe rregulloren e parlamentit…,” tha Berisha.

Të pranishëm në Kuvend ishin dhe përfaqësues të ambasadave të huaja në vendin tonë dhe të organizatave fetare.

Previous Post

Këmbimi valutor 12 shtator/ Me sa blihen e shiten valutat e huaja

Next Post

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Arrestohet në Greqi shqiptari i kërkuar për vrasjen e bashkëkombësit në Selanik

Arrestohet në Greqi shqiptari i kërkuar për vrasjen e bashkëkombësit në Selanik

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al