Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sot bëhen 27 vite nga vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari afër selisë së PD-së më 12 shtator 1998. Në atë kohë, lideri i PD-së, Sali Berisha, akuzoi qeverinë Nano dhe vrasjen e Hajdarit e cilësoi politike. PD kishte rreth një vit që ishte në opozitë, pas humbjes në zgjedhjet e 29 qershorit 1997.

Në vitin 90 Azem Hajdari ishte një prej figurave kryesore të lëvizjes studentore që çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste. Ai është kryetari i parë i Partisë Demokratike dhe një prej figurave që dominuan jetën politike të vendit deri në 12 shtatorin e vitit 1998 kur mbeti i vrarë para selisë së PD.

Demokratët me në krye Sali Berishën, mbajtën mëngjesin e sotëm një ceremoni përkujtimore te monumenti i Azem Hajdarit, ku ka qenë selia e vjetër e PD-së dhe vendosën kurora me lule.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime, për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, defakto është i shtypur, i dhunuar, pasi sipas tij, nuk ekziston vota dhe fjala e lirë.

Sali Berisha: Në këtë përvjetor, të rënies së tij për të mbetur i pavdekshëm, Azem Hajdari, së bashku me sivëllaun e tij, Besim Çerja, janë më të gjallë se kurrë, në idealet e shqiptarëve që aspirojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Idealet e Azem Hajdarit, sot janë më kushtruese, më ftuese se kurrë që nga viti 1990 e gjer në këtë moment, mbasi Shqipëria është zhytur sot në formën më të shëmtuar të diktaturave, që është diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime, për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, defakto është i shtypur, i dhunuar. Sot vota e lirë nuk ekziston, fjala e lirë është në satrin e xhelatëve të pushtetit, në satrin e Edi Ramës, siç ishte ajo në diktaturën tjetër kur i atij i tij xhelat firmoste varje të poetëve, ekzekutim të qytetarëve për fjalën e lirë, mendimin e lirë. Sot është një ditë betimi do të thosha për çdo demokrate e demokrat shqiptar, për çdo deputete dhe deputet të PD, për çdo drejtuese dhe drejtues të kësaj partie dhe mbështetësit e saj, që të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë, për të çliruar Shqipërinë, për të shpëtuar pluralizmin, për të shpëtuar votën e lirë, për të rikthyer votën e lirë, për të shpëtuar fjalën e lirë. Dhe njëherë të gatshëm për çdo çmim, për çdo sakrificë, mbasi liria ka çmim, liria dhe dinjiteti kërkojnë sakrifica. Unë kam bindjen se, demokratët shqiptarë, opozitarët shqiptarë pavarësisht nga ditët e vështira, do ti tregojnë Shqipërisë dhe botës dhe njëherë se, ata janë në armiqësi për jetë a vdekje me armiqtë e lirisë. Janë në armiqësi me armiqtë e fjalës së lirë, dhe dinjitetit njerëzor dhe se do rikthejnë përsëri në këtë vend, vlerat e lirisë, idealet më të larta njerëzore, votën e lirë, fjalën e lirë.

Previous Post

Nis me tensione seanca e parë plenare, PD: Nuk mund të ndryshohen komisionet pa u ndryshuar rregullorja

Next Post

Sa i gjorë është publiku shqiptar!

Next Post
Sa i gjorë është publiku shqiptar!

Sa i gjorë është publiku shqiptar!

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rinjtë në rrugë kundër rritjes së çmimeve, trazira në disa qytete të Gjermanisë

Të rinjtë në rrugë kundër rritjes së çmimeve, trazira në disa qytete të Gjermanisë

November 1, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al