Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gripi agresiv nga Australia, mjeku paralajmëron grupmoshat e rrezikuara

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Gripi agresiv nga Australia, mjeku paralajmëron grupmoshat e rrezikuara
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gripi agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku Skënder Brataj në Ditarin, i cili paralajmëroi fashat më të rrezikuara për të marrë masa mbrojtëse.

“Nuk është grip ndryshe, por ka veti të mutacioneve prandaj çdo vit këshillohet vaksina. I referohemi fashave në rrezik që nga të vegjlit, të moshuarit që kanë mekanizmat mbrojtës dhe imunitetin më të ulur dhe njerëzit me sëmundje bashkëshoqëruese. Këto janë fashat më të rrezikshme në të gjithë shoqërinë”, tha Brataj.

Brataj theksoi se janë 4 lloje gripërash por vetëm dy prej janë më të përhapur, ndërsa në aktualisht po qarkullon edhe gripi B me nënllojin Viktoria, i cili ka shtuar të infektuarit në Australi, si edhe shtrimet dhe urgjencat.

“Dy herë në vit qarkullon gripi se Hemisfera e jugut është në dimër dhe gripi që kalon hemisferën e jugut aktualisht do të aktivizohet. Janë katër lloj gripërash, A, B, C dhe D. Më të përhapura janë A dhe B, C është më e lehtë dhe D është gripi i kafshëve që nuk rrezikon, por është në vëzhgim. Çdo vit kalon A dhe B. Pjesa më e madhe është A, por varet kush mbizotëron atë sezon. Në këtë moment në Australi është h1 n1 dhe do të kalojë me patjetër në Europë. Por edhe gripi B me nënllojin Viktoria po qarkon në këtë moment dhe do të kapin Europën dhe Shqipërinë”, deklaroi Brataj.

Brataj paralajmëron rritje dhe përhapje të këtij gripi, por nuk e shikon situatën alarmante, teksa sugjeron vaksinimin nga gripi për ata që rrezikojnë përfshirë edhe mjekët.

“Duke parë si e përjetoi Australia që pati numër të shtuar të infeksioneve 70% më shumë, dyfishoi urgjencat dhe  shtrimet është shqetësuese. Nuk është gjendje alarmante por kapi rritje të këtyre faktorëve.  Do ketë përhapje të infeksionit në përmasa më të mëdha. Do të ketë rritje por duhet të jemi të përgatitur që fashat që janë në rrezik duhet të mbrohen dhe të informohen. Gripi çdo vit shkakton pasoja që nga humbja e jetës, humbja e vendit të punës, shkollat. Është shumë e rëndësishme edhe personeli mjekësor të vaksinohet para se të vijë gripi”./ A2 CNN/

Previous Post

1 100 të vdekur dhe 3 000 të plagosur pas tërmetit shkatërrues në Afghanistan

Next Post

Sherr pas një aksidenti me makina në Shijak, 7 persona të shoqëruar

Next Post
Sherr pas një aksidenti me makina në Shijak, 7 persona të shoqëruar

Sherr pas një aksidenti me makina në Shijak, 7 persona të shoqëruar

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

September 16, 2026
Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al