Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

1 100 të vdekur dhe 3 000 të plagosur pas tërmetit shkatërrues në Afghanistan

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
1 100 të vdekur dhe 3 000 të plagosur pas tërmetit shkatërrues në Afghanistan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tërmeti me magnitudë 6.0 ballë që goditi Afganistanin lindor ka lënë të paktën 1 100 të vdekur dhe 3 000 të plagosur, deklaroi Yousaf Hammad, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive.

Autoritetet thanë se presin viktima të mëtejshme sapo ekipet e shpëtimit të arrijnë në vende më të izoluara, shumë prej të cilave mbetën të paarritshme për më shumë se 24 orë pas tërmetit.

Administrata ka vendosur helikopterë për të shpëtuar dhe transportuar nga ajri të plagosurit, pasi rrugët janë bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut të cilat po i pengojnë ekipet e shpëtimit të arrijnë në disa zona të prekura.

BE dhuron 1 milion euro për tërmetin në Afganistan

Bashkimi Evropian po dhuron 1 milion euro (1.16 milion dollarë) si dhe 130 ton materiale ndihme pas tërmetit të së dielës në Afganistan që la më shumë se 1 100 të vdekur.

‘’Financimi i emergjencës do t’u shkojë partnerëve humanitarë që tashmë po kryejnë operacione ndihme në terren”, deklaroi Komisioni Evropian

Përveç kësaj, komisioni do të dërgojë me aeroplan rreth 130 ton furnizime emergjente, të tilla si tenda, rroba, furnizime mjekësore dhe pajisje për pastrimin e ujit, në Kabul.

BE po vë në dispozicion shërbimet e saj satelitore për të ndihmuar në shpërndarjen e ndihmës.

“Ndërsa ky tërmet i ri në Afganistan vë presion shtesë në një situatë humanitare tashmë të rëndë, BE po ndërhyn për të ndihmuar”, theksoi komisionerja e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib.

Lahbib shtoi se zonat e prekura ‘’kanë pritur shumë refugjatë afganë të kthyer nga Pakistani në muajt e fundit’’.

Financimi vjen përveç 161 milion eurove për organizatat humanitare aktive në Afganistan, të ndara më parë në vitin 2025.

Previous Post

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

Next Post

Gripi agresiv nga Australia, mjeku paralajmëron grupmoshat e rrezikuara

Next Post
Gripi agresiv nga Australia, mjeku paralajmëron grupmoshat e rrezikuara

Gripi agresiv nga Australia, mjeku paralajmëron grupmoshat e rrezikuara

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

September 16, 2026
Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al