Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në unazën e qytetit të Korçës.
Policia njofton se një automjet ka përplasur një grua e cila po lëvizte me biçikletë.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 16:10, në unazën e qytetit, shtetasja J. S., duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. C., 51 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit”.








