Pas lajmit për bllokimin e tunelit të Llogarasë, Policia e Vlorës ka noftuar se shkak është bërë një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 dhe, sipas informacioneve paraprake, përplasja ka sjellë vetëm dëme materiale. Në aksident janë përfshirë një automjet tip Audi, me drejtues shtetasin A. M., një Volvo me drejtues A. H., dhe një Mitsubishi, i drejtuar nga shtetasi K. M. Menjëherë pas përfundimit të veprimeve proceduriale nga autoritetet, automjetet e përfshira në aksident janë spostuar nga rruga dhe qarkullimi në tunel është rikthyer në normalitet.
Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...
Read moreDetails








