Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nafta kontrabandë që po trondit tregun e transportit: Denoncimi për “Top Tours” dhe dyshimet për prishje të konkurrencës së ndershme

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nafta kontrabandë që po trondit tregun e transportit: Denoncimi për “Top Tours” dhe dyshimet për prishje të konkurrencës së ndershme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së Timoni.al ka hedhur dritë mbi një skemë të dyshuar kontrabande me naftë që, sipas burimeve, po rrezikon seriozisht tregun e transportit rrugor në Shqipëri. Në qendër të akuzave qëndron kompania “Edi & Sena Travel & Tours”, e njohur edhe me emrin tregtar të dytë “Top Tours”, e cila operon me linjën e përditshme Tiranë–Prishtinë–Tiranë.

Denoncimi i mbërritur në redaksinë tonë:

Kompania me emrin tregtar Edi&Sena Travel&Tours, me emer tregtar te dyte Top Tours, qe ka linje Tirane-Prishtine-Tirane cdo dite ne bashkepunim me autoritetet doganore fut nafte kontrabande nga Kosova
Lidhjet midis ortakut Edison Cani dhe autoriteteve doganore kundrejt rushfeteve kalojne qindra litra nafte kontrabande me autobusin e tyre nepermjet pikes doganore te Morines.Nafta depozitohet ne parkimin e tij qe ndodhet ne fund te rruges se burgut Tirane,ku ka depizote nafte.
Kjo nafte kontrabande perdoret per autobusat e tij dhe mjeteve te transportit te vellait te tij Lavdi Cani qe ka linje Tirane-Pogradec-Tirane
Mund ta verifikoni shume kollaj nepermjet kamerave qe ndodhen ne parkim ku autobuset shkarkojne nafte dhe ngarkojne nafte.

Skema e dyshuar e kontrabandës

Sipas denoncimit, kompania në fjalë, përmes lidhjeve të dyshuara me autoritete doganore në pikën kufitare të Morinës, ka mundësuar futjen në Shqipëri të qindra litrave naftë kontrabandë nga Kosova. Kjo naftë, e cila sipas burimeve transportohet me autobusët e linjës ndërkombëtare, dyshohet se depozitohet më pas në një bazë pranë parkimit në fund të rrugës së burgut të Tiranës, ku ndodhen rezervuarë të fshehtë.

Sipas të njëjtit burim, karburanti i kontrabanduar përdoret për të furnizuar flotën e autobusëve të kompanisë dhe gjithashtu automjetet e transportit të vëllait të ortakut, Lavdi Cani, i cili operon në linjën Tiranë–Pogradec–Tiranë. Nëse këto akuza do të vërtetohen, skema e kontrabandës jo vetëm që i jep kompanisë një avantazh të padrejtë ekonomik, por edhe rrezikon të shkatërrojë konkurrencën e ndershme në treg, duke detyruar operatorët e tjerë të ulin çmimet përtej kufijve të përballueshëm.

Efekti në treg

Marrja e naftës më lirë në rrugë të paligjshme i mundëson kompanisë të ulë çmimet e biletave, duke dalë fitim në një treg ku operatorët e ndershëm, të cilët blejnë karburantin me çmimet e larta të tregut shqiptar, po përballen me humbje të konsiderueshme. Ky mekanizëm, sipas ekspertëve të ekonomisë që konsultoi redaksia, çon në “shkatërrim të konkurrencës së lirë dhe krijon një klimë tregu të deformuar, ku fiton jo profesionalizmi, por trafiku i kontrabandës”.

Reagimi i kompanisë

I kontaktuar nga Timoni.al, përfaqësuesi i kompanisë, Vlad Cani, i cilësoi akuzat si “shpifje dhe të pavërteta” që dëmtojnë rëndë imazhin e biznesit të tyre.

“Ne blejmë naftë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, gjithmonë sipas rregullave dhe me fatura të rregullta. Nuk kemi kryer dhe nuk kryejmë kontrabandë, ashtu siç pretendohet. Për të qenë transparentë, kemi vënë në dispozicion edhe faturat që e vërtetojnë këtë gjë”, – u shpreh Cani në reagimin e tij zyrtar, duke hedhur poshtë çdo pretendim për lidhje me doganat apo futje të paligjshme të karburantit në vend.

Çfarë mbetet për t’u verifikuar

Pavarësisht mohimit të kompanisë, denoncimi përmend edhe elementë të verifikueshëm, si parkimi në fund të rrugës së burgut të Tiranës ku dyshohet se shkarkohet dhe ngarkohet karburanti. Kamera sigurie në atë zonë, sipas burimeve, mund të japin një provë të qartë mbi lëvizjet e autobuzëve dhe aktivitetet e dyshimta që zhvillohen aty.

Thirrje për hetim

Çështja tashmë ngre disa pyetje të rëndësishme:

  • A ka vërtet lidhje mes kompanisë dhe autoriteteve doganore?
  • A janë faturat e paraqitura një mbulesë për një aktivitet paralel të paligjshëm?
  • Pse deri tani institucionet përkatëse nuk kanë ndërhyrë për të monitoruar këtë situatë që prek drejtpërdrejt konsumatorët dhe konkurrencën?

Duke qenë se bëhet fjalë për një aktivitet që prekin jo vetëm biznesin e ndershëm por edhe financat e shtetit, është detyrë e autoriteteve ligjzbatuese që të hetojnë denoncimin dhe të japin një përgjigje për publikun./Timoni.al/

Previous Post

Rezart Taçi dënohet edhe në Zvicër/ Mediet: Si tregëtari SHQIPTAR i naftës, fitoi “nga hiçi” 1.5 miliard dollarë!

Next Post

TikTok-eri “Diamandi blu” dhunohet live, detyrohet të kërkojë falje para kamerës/ VIDEO

Next Post
TikTok-eri “Diamandi blu” dhunohet live, detyrohet të kërkojë falje para kamerës/ VIDEO

TikTok-eri "Diamandi blu" dhunohet live, detyrohet të kërkojë falje para kamerës/ VIDEO

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al