Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Homazhe për Artur Zhejin, gazetarit dhe publicistit i jepet lamtumira e fundit!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Ndahet nga jeta gazetari dhe pubicisti Artur Zheji
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Familjarë, miq, kolegë, politikanë e personalitete të artit e kulturës i dhanë sot lamtumirën e fundit publicistit dhe analistit Artur Zheji, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë  në moshën 64-vjeçare nga një arrest kardiak, në Sarandë.

Homazhet për një prej zërave më të veçantë të gazetarisë dhe mendimit publik shqiptar, u mbajtën për rreth dy orë e gjysmë (10:00-12:00) në Universitetin e Arteve të Bukura, aty ku ai u diplomua për regji.

Lamtumirë Artur Zheji! Përcillet për në banesën e

“Pas Zhejit që kemi parë në ekrane, ka qenë një Zhej akoma më artist, më krijues, që do jepte shumë më tepër në vitet që do vinin. Një ikje e parakohshme”, tha ministri Blendi Gonxhja.

Për kreun demokrat, Sali Berisha, Zheji ishte një personalitet i spikatur i gazetarisë dhe analizës politike.

“Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër”, tha Berisha.

Për aktorin Timo Flloko Zheji ishte “një artist i madh në shpirt, me një sensibilitet të padallueshëm, të dukshëm, por të thellë e të brendshëm. Një erudit i përmasave të mëdha.”

Aktorja Rajmonda Bulku e përshkroi si një njeri të jashtëzakonshëm dhe të mençur.

“Lindi nga dy prindër me shpirt të lirë, nga atdhetarë, nga një artiste e mrekullueshme Besa Imami dhe Petro Zheji, mendje ndritur, i njerëzve të shquar shqiptarë. Lindi i lirë nga këta të dy, lindi i mençur, i kulturuar. Luftoi tërë jetën e tij për të thënë fjalën e drejtë, të mençur. Elokuenca e tij ishte e jashtëzakonshme dhe e pakrahasuar”, tha ajo.

Sikurse edhe kryeministri Albin Kurti i cili tha një ditë më parë se Zheji ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës, edhe ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo konfirmon të njëjtën gjë.

“Zheji është një nga gazetarët më të shquar që është marrë me çështjen kombëtare në përgjithësi, por në mënyrë të veçantë për Kosovën”, tha Milo.
Artur Zheji i lindur më 29 gusht 1961 ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. I biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit, Zheji la pas një boshllëk të madh në gazetarinë shqiptare.
Previous Post

Shkaktoi aksidentin që i mori jetën dy motrave, 23-vjeçari i arrestuar specialist në Ministrinë e Brendshme

Next Post

“Jam shoferi i kancelares së SPAK!” Kërcënoi inspektorët e IMT-së për ndërtimin e paligjshëm, arrestohet

Next Post
Kukës/ Gjendet një trup i pajetë pranë ‘Urës së Drinit të Zi’

“Jam shoferi i kancelares së SPAK!” Kërcënoi inspektorët e IMT-së për ndërtimin e paligjshëm, arrestohet

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

September 15, 2026
Shkollat e premtuara në Astir, ende në ndërtim

Shkollat e premtuara në Astir, ende në ndërtim

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al