Arrestohet në Belgjikë Shkëlqim Vokri, 56 vjeç, pasi ishte në kërkim nga autoritetet e shtetit holandez.
Policia shqiptare njofton se ai akuzohej në lidhje me transportin e 250 kg kokainë në shtetin holandez.
“Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Holandës dhe FAST Belgjikës, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në shtetin e Belgjikës i shtetasit shqiptar Shkëlqim Vokri, 56 vjeç, banues në Dërmenas, Fier, i cili posedonte dokument me shtetësi holandeze.”








