Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vilma Nushi kap tenderin te Prokuroria me ofertën më të lartë, dyshime për abuzim me fonde publike

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SPAK heton, Vilma fiton/ Check up-i gjeneroi 2.5 mln euro fitime neto vitin e kaluar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Përgjithshme, institucioni që ka për mision hetimin e abuzimeve me fondet publike, akuzohet vetë për një tender të dyshimtë. Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë miliona lekë për blerjen e tonerave, e cila, sipas dokumenteve, ngre dyshime serioze për shkelje të procedurave dhe dëmtim të buxhetit të shtetit.

Tenderi me objekt “Blerje materiale për funksionimin e pajisjeve të zyrës (tonera)” u zhvillua nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Kompania fituese është shpallur Marketing & Distribution, në pronësi të Vilma Nushit, Niki Gleoudi dhe Dorothea Gleoudi.

Vlera e kontratës së fituar është 32.7 milionë lekë të reja pa TVSH, ndërsa fondi limit i tenderit ishte 39.1 milionë lekë të reja pa TVSH. Sipas të dhënave, oferta fituese mbulon rreth 84% të fondit limit, një përqindje kjo që shpesh ngre flamuj të kuq për raste të paracaktimit të rezultatit.

Por, elementi më i dyshimtë i tenderit është fakti se dy kompani të tjera pjesëmarrëse kishin paraqitur oferta më të ulëta se ajo fituese. Diferenca mes ofertës fituese dhe ofertës më të lirë arrin në rreth 74 milionë lekë të vjetra. Kjo do të thotë se buxheti i shtetit ka humbur një shumë të konsiderueshme, pasi është zgjedhur një ofertë më e shtrenjtë, duke injoruar mundësinë e kursimit të parave të taksapaguesve.

Ky rast ka ngritur dyshime se Prokuroria e Përgjithshme, në vend që të jetë shembull i ligjshmërisë, dyshohet se është bërë pjesë e skemave klienteliste. Akuza të tilla dëmtojnë rëndë besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë. Pyetja thelbësore që ngrihet është se kush do të hetojë abuzimet brenda një institucioni që ka për detyrë të hetojë pikërisht abuzime të tilla.

Tags: Dorothea GleoudiMARKETING & DISTRIBUTIONNiki GleoudiProkuroria e PergjithashmetenderVilma Nushi
Previous Post

Ndahet nga jeta gazetari dhe pubicisti Artur Zheji

Next Post

Ndeshja me Letoninë po afron, FSHF-ja nuk po shet dot biletat pas bojkotit të TKZ-së. Thirrje të dëshpëruar për të shkuar në stadium

Next Post
Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë! (VIDEO)

Ndeshja me Letoninë po afron, FSHF-ja nuk po shet dot biletat pas bojkotit të TKZ-së. Thirrje të dëshpëruar për të shkuar në stadium

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al