Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Luftë e hapur për tenderin 9.1 mln euro të RTSH, Renis Tërshana e ankimon në KPP vendimin e anulimit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Luftë e hapur për tenderin 9.1 mln euro të RTSH, Renis Tërshana e ankimon në KPP vendimin e anulimit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Llokma 9.1 milionë euro e dekoderave të Televizionit Shqiptar ka hapur një luftë të ashpër, e cila duket se do të luftohet deri në minutën e fundit.

Skyweb.al raportoi dje se RTSH anuloi tenderin në fjalë, ndërkohë që siç shkruan sot Kapitali.al, menjëherë pas vendimit  të RTSH-së për të anulluar tenderin, kompania R&T ka bërë sërish ankim në Komisionin e Prokurimit Publik duke kërkuar shfuqizimin e anullimit të tenderit dhe urdhërimin e TVSH-së që të lidhë kontratën.

Kjo është saga e re e përplasjes së ashpër për tenderin, e cila ka nisur që në mars të këti viti, kur u shpall procedura. Tenderi me objekt: “Blerje shërbimi i mirëmbajtjes për Rrjetin e Shpërndarjes DVB-T2 për 48 muaj”, me fond limit 907 milionë lekë u shpall në mars të këtij viti nga drejtoresha në ikje, Aurora Polo.

Vetë shpallja e tenderit me shpejtësi, në kulmin e debateve të për zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH, ishte një veprim që ngrinte pikëpyetje shumë të forta. Megjithatë, pavarësisht këtyre pikëpyetjeve, gara u zhvillua në fillim të prillit dhe në të u paraqitën tre oferta.

Sipas dokumentave zyrtarë, oferta më e ulët u dha nga kompania T.B.S 96 e Artan Xhorit, e cila ofroi ta kryente shërbimin e kërkuar për çmimin 7.6 milionë euro. Kompania R&T ofroi çmimin 8 milionë euro, ndërsa oferta e tretë ishte ajo e bashkimit të kompanive Idea Tel dhe Real Com të cilat ofruan çmimin 9 milionë euro.

Por drejtoresha që e kishte shpallur tenderin e majmë nuk arriti ta përfundonte dot atë. Në datën 25 prill Aurora Polo u largua nga drejtimi i RTSH dhe në krye të këtij institucioni u emërua Eni Vasili. Tre ditë pas emërimit të Vasilit, komisioni i Tenderit në RTSH njoftoi skualifikimin e të treja ofertave të paraqitura në garë, ndërsa pak ditë më vonë anullimin e tij.

Luftë në KPP

Kompania R&T ankimoi në Komisionin e Prokurimit Publik vetëm skualifikimin e saj dhe jo anulimin e tenderit. Gati një muaj më parë, Komisioni i Prokurimit Publik i dha të drejtë kompanisë.

Vendimi i publikuar në faqen zyrtare të KPP, urdhëronte Drejtorinë e Përgjithshme të Radio Televizionit Shqiptar që të anullonte skualifikimin e kompanisë R&T, ccka e shpallte automatikisht fituese të tënderit këtë kompani.

Por një ditë më parë, TVSH njoftoi anullimin e tenderit, me motivacionin se kompania “R&T” nuk dorëzoi brenda afatit vërtetimin që provon se nuk është subjekt i dënuar penal, certifikatën për pagesën e detyrimeve tatimore vendore, si dhe ekstraktin e pronarit përfitues, të cilat konsiderohen dokumente detyruese për kualifikim sipas ligjit për prokurimet publike.

Tashmë kompania R&T e ka ankimuar në KPP dhe anullimin e tenderit.

/Skyweb/

Tags: Renis TërshanaRTSHtender
Previous Post

Spriopali blen makinë 130 mln lekë në fund të mandatit, skualifikon dy ofertat më të ulëta për Dulakët

Next Post

A do të hetojnë Tatimet kompaninë “Erzeni” për fshehje të të ardhurave?

Next Post
A do të hetojnë Tatimet kompaninë “Erzeni” për fshehje të të ardhurave?

A do të hetojnë Tatimet kompaninë “Erzeni” për fshehje të të ardhurave?

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gazetari goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

Gazetari goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

October 19, 2026
Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al