Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tabaku: KAYO rrezikon sigurinë kombëtare, fond 150 mln lekë pa licensë për prodhim armësh

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Tabaku: KAYO rrezikon sigurinë kombëtare, fond 150 mln lekë pa licensë për prodhim armësh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kritikuar ashpër krijimin e kompanisë shtetërore KAYO sh.a. në Uzinën e Autotraktorëve në Tiranë, duke e cilësuar si një projekt klientelist të qeverisë, larg nevojave reale të qytetarëve.

Sipas Tabakut, KAYO nuk ka licensë për të prodhuar armë, ka kapital minimal prej vetëm 150 milionë lekësh dhe ka partnerë privatë të dyshimtë, pa ekspertizë në industrinë e mbrojtjes.

Deputetja paralajmëron për rreziqe të dyfishta: për sigurinë kombëtare, pasi përfshirja e kompanive pa kredenciale mund të rrezikojë standardet dhe besueshmërinë e Shqipërisë në NATO; dhe për financat publike, pasi investimi është i vogël dhe i destinuar të shpërndahet në kontrata pa impakt real.

Tabaku e cilëson KAYO-n një kompani fasadë për interesa të ngushta, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një industri moderne të mbrojtjes dhe jo për projekte të klienteliste.

Postimi i Jorida Tabakut:

Biznesi qeverisë me armët!

Qeveria shqiptare ka ndërtuar një model të çuditshëm dhe kontradiktor të funksionimit të shtetit. Kur bëhet fjalë për shërbimet publike thelbësore – spitale, shkolla, rrugë – përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: “shteti nuk ka kapacitete”. Për këtë arsye, shëndetësia iu dorëzua koncesioneve, ndërtimi i shkollave iu la privatit, dhe çdo segment rrugor i rëndësishëm është bërë pjesë e një PPP-je.

Por kur vjen puna për të bërë biznes, shteti papritur bëhet sipërmarrës i madh. Në vend që të ofrojë shërbimet për të cilat qytetarët paguajnë taksa, qeveria vendos të ndërhyjë në tregje ku konkurrenca duhet të jetë e lirë dhe transparente. Kështu, shteti që nuk arrin të blejë avionë zjarrfikës për të përballuar emergjencat civile, futet i papërgatitur në industrinë e armëve.

Në vitin 2024, shumica qeverisëse miratoi krijimin e KAYO sh.a., një kompani shtetërore që trashëgoi disa nga uzinat e vjetra të prodhimit të armatimeve. Në teori, ideja nuk është e paarsyeshme. Shqipëria ka pasur një industri të tillë para viteve ’90 dhe si vend anëtar i NATO-s mund të kishte interes të rikthente një sektor strategjik. Një industri e mbrojtjes mund të krijojë vende pune, të gjenerojë të ardhura dhe të rrisë peshën gjeopolitike të vendit.

Por si gjithmonë me këtë qeveri, problemi nuk është ideja në letër, por mënyra e zbatimit. Që në Komisionin e Ekonomisë, u ngritën shqetësime për mungesën e transparencës, për mënyrën e përfshirjes së sektorit privat dhe për rrezikun që prona publike të përdorej për interesa klienteliste. Sot, një vit më vonë, ato shqetësime janë bërë realitet.

KAYO, me kapital fillestar vetëm 150 milionë lekë, ka krijuar tre kompani bija në ortakëri me subjekte private që nuk kanë as licenca dhe as ekspertizë në prodhimin e armëve. Nuk kemi të bëjmë me një industri serioze, por me një tjetër shembull të përdorimit të pronës publike dhe të fondeve shtetërore për interesa të ngushta.

Ky është një rrezik i dyfishtë.

Së pari, për sigurinë kombëtare. Industria e mbrojtjes është një sektor ku kërkohet kontroll i plotë shtetëror dhe ekspertizë e specializuar. Përfshirja e kompanive pa kredenciale rrezikon standardet, sigurinë dhe besueshmërinë e Shqipërisë në NATO.

Së dyti, për financat publike. Me një kapital qesharak prej 150 milionë lekësh, është e qartë se nuk mund të ringrihet një industri armatimi. Ky investim është i destinuar të shpërndahet në tendera dhe kontrata të vogla pa impakt real, ndërkohë që qeveria ka dhënë qindra milionë euro për inceneratorët dhe koncesione të tjera të dyshimta.

Në fakt, kjo nuk është një histori e re. Është e njëjta recetë që kemi parë me dhjetëra herë gjatë 12 viteve të fundit. Në vend që të fokusohet tek detyrat bazë, qeveria shpik projekte madhore, i shet si “vizion 2030” dhe në fund i kthen në platforma për klientelë. Në shëndetësi, në infrastrukturë  dhe tani në mbrojtje, rezultati është i njëjtë: shteti merr rolin e tregtarit, ndërsa qytetarët mbeten pa shërbime cilësore.

KAYO është vetëm shembulli më i fundit i këtij modeli. Një shtet që nuk financon dot spitale, por hap kompani armësh; që nuk ndërton dot shkolla, por shpik shoqëri aksionare me ortakë pa eksperiencë; që nuk garanton dot zjarrfikës për të mbrojtur pyjet, por shpall veten prodhues armatimesh.

Pyetja që lind është e thjeshtë: çfarë shteti po ndërtojmë?

Një shtet që i lë shërbimet publike në duart e privatit, ndërsa biznesin e mban për vete, nuk është një shtet modern dhe demokratik. Është një shtet klientelist, që i shërben vetes dhe klientëve të pushtetit.

Shqipëria ka nevojë për një industri moderne të mbrojtjes, por jo për kompani fasadë e partnerë të rastësishëm. Siguria kombëtare nuk është biznes privat i qeverisë – është interes kombëtar që nuk mund të përdoret si monedhë për tendera dhe marrëveshje të errëta.

Previous Post

Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë, vrasësi e priti dhe e qëlloi nga afër

Next Post

Vrasja e Renis Dobrës, Apeli lë në burg dy autorët e dyshuar

Next Post
Vrasja e Renis Dobrës, Apeli lë në burg dy autorët e dyshuar

Vrasja e Renis Dobrës, Apeli lë në burg dy autorët e dyshuar

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

July 22, 2026
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, betonieria bie në autostradë

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, betonieria bie në autostradë

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al