Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohen tre plantacione me mbi 7600 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Zbulohen tre plantacione me mbi 7600 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre plantacione të mëdha me mbi 7600 bimë narkotike dhe fidanë, janë zbuluar nga policia në qarkun e Shkodrës.

Policia bëri me dije se 2 persona janë arrestuar nga policia. Sipas ,bluve’ Angjelin Ripaj dhe Kujtim Ripaj, kishin kultivuar 7 parcela me 1299 bimë dhe 1000 fidanë. Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërsa në njësitë Gur i Zi dhe Postribë u asgjësuan 2713 bimë kanabis, ndërsa në Shllak u gjetën dhe u shkatërruan 2592 bimë të tjera.

Gjithashtu nën akuzë u morën edhe 3 kryepleq fshatrash, ndërsa në një prej rasteve u zbulua edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Policia vendore tha se aksionet u kryen në Malësinë e Madhe, Njësia Kastrat, në Postribë dhe në Shllak të Vaut të Dejës.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1726 bimë dhe 1000 fidanë të dyshuar narkotikë, të llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, u kapën në flagrancë në parcelë shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe K. R., 42 vjeç, banues në Njësinë Administrative Kastrat, të afërm me njëri-tjetrin. Ata u kapën në flagrancë pasi, në afërsi të banesave të tyre, kishin kultivuar 7 parcela me 1299 bimë dhe 1000 fidanë. Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjithashtu, në afërsi të banesës së shtetasit K. R., u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 2713 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vilz, shtetasin F. L.; për kryetarin e fshatit Ura e Shtrenjtë, shtetasin R. M.; dhe për kryetarin e fshatit Domen, shtetasin R. B.

Në territorin e njësisë administrative Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 2592 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër””, njoftoi policia.

Previous Post

U kapën në serat me kanabis në malet e Spanjës, arrestohen 4 shqiptarët

Next Post

Kosovë/ Akti heroik i dy personave, shpëtojnë të miturën pasi rrëmbehet nga një i dyshuar

Next Post
Kosovë/ Akti heroik i dy personave, shpëtojnë të miturën pasi rrëmbehet nga një i dyshuar

Kosovë/ Akti heroik i dy personave, shpëtojnë të miturën pasi rrëmbehet nga një i dyshuar

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I njohur si “mbreti i arratisjeve”, si u lejua Alket Rizai të dilte 16 herë nga burgu?

I njohur si “mbreti i arratisjeve”, si u lejua Alket Rizai të dilte 16 herë nga burgu?

September 15, 2026
Merret vendimi, Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn

Merret vendimi, Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al