Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Situata e zjarreve në vend, 5 vatra ende aktive

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Shqipëria në flakë, 37 vatra zjarri në 24 orët e fundit, situata kritike në disa zona
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimi i Emergjencave Civile ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri në të gjithë vendin. 27 prej këtyre zjarreve janë shuar, ndërsa 5 mbeten aktive dhe 2 të tjera po mbahen nën monitorim.

Në operacionet për shuarjen e flakëve, sipas të njëjtave burime, janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operative, të cilat u mbështetën edhe nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse. Për të përballuar situatën, u përdorën 2 helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe 1 helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vatrat aktive:

  • Bulqizë: Në fshatin Tërnovë të Zerqanit, puna për shuarjen e zjarrit në pyjet e dendura ka vijuar. Megjithëse disa vatra janë vënë nën kontroll, problematike mbeten dy pika të nxehta, njëra në “Majën e Shkëmbit” dhe tjetra në drejtim të fshatit Valikardhë dhe Peladhi.
  • Fushë Arrëz: Zjarri i rënë në fshatin Xeth u përhap me intensitet në Kulumri, Trun dhe Kunorë-Dardhë. Situata u vu nën kontroll gjatë natës, e ndihmuar edhe nga reshjet e shiut.
  • Tiranë: Zjarri në Pezë Helmës, vazhdim i një zjarri të mëparshëm, ka dalë jashtë kontrollit në mesditë. Helikopteri nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndërhyri për të ndihmuar, ndërsa sot raportohet se vatra ka intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim.
  • Gramsh: Në zonën e Kullollas, Kodovjat dhe Ermenj, një vatër aktive në Malin e Koshnicës po mbahet nën monitorim nga punonjës pyjorë dhe banorë.
  • Gramsh (Teqeja e Dushkut): Zjarri vijon të jetë aktiv, por po shkon drejt izolimit. Zjarrfikësit janë përballur me vështirësi për shkak të shtresave të humusit.
  • Kolonjë (Parku Natyror Gërmenj): Zjarri vijon të jetë aktiv në disa vatra, ndërkohë që shpërthimet e herëpashershme të municioneve luftarake të Luftës Italo-Greke kanë penguar operacionet e shuarjes.

Forca nga të gjitha strukturat e emergjencave mbeten në terren për të monitoruar dhe përballuar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve, mbyllet njoftimi.

Previous Post

Trump kërkon një samit më 22 gusht me Putinin dhe Zelenskyn

Next Post

Zelensky: Refuzimi i Moskës për armëpushim ndërlikon situatën

Next Post
Zelensky: Refuzimi i Moskës për armëpushim ndërlikon situatën

Zelensky: Refuzimi i Moskës për armëpushim ndërlikon situatën

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al