Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Kremlini zbulon orarin e takimit Putin-Trump në Alaskë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Kremlini zbulon orarin e  takimit Putin-Trump në Alaskë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kremlini konfirmoi sot orarin e takimit të shumëpritur midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump në Alaskë, ku  bisedimet pritet të nisin nesër rreth orës 11:30 të mëngjesit  (21:30 me oren tonë).

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të jetë në krye të axhendës, sipas këshilltarit për politikën e jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, të cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Trump dhe Putin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas konsultimeve. Përveç Ushakovit në delegacionin e nivelit të lartë rus do të jenë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, ministri  i Mbrojtjes Andrey Belousov, ministr i  Financave Anton Siluanov dhe kryenegociatori i Kremlinit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kirill Dmitriev.

Takimi do të mbahet në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, qyteti më i madh i Alaskës, dhe do të jetë përballja e parë mes dy udhëheqësve që nga marrja e detyrës nga Trump në janar dhe që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës nga Putini në shkurt 2022.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aleatët e tij evropianë po e ndjekin me shqetësim rezultatin e takimit, mes frikës se bisedimet mund të çojnë në një marrëveshje për lëshime territoriale ndaj Rusisë, të cilat Kievi i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike.

Previous Post

Formula 1 si mjet për të manipuluar perceptimet e brendshme dhe globale të Shqipërisë Europiane

Next Post

Rama për zjarrvënësit: Kriminelët do të dorëzohen para drejtësisë, meritojnë ndëshkime maksimale

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al