Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Organizatat ndërkombëtare dënojnë bllokadën e policisë ndaj News 24

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Organizatat ndërkombëtare dënojnë bllokadën e policisë ndaj News 24
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias kanë reaguar ndaj bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit më 9 gusht ndaj redaksisë së televizionit informativ, News 24 si dhe mediave të tjera të grupit, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, IPI, u shpreh në një postim në X  “i alarmuar nga bllokada e policisë” dhe kërkoi “sqarim të menjëhershëm të bazës ligjore” për këtë veprim, të cilin e cilësoi si pengim të punës së gazetarëve.

“Kërkojmë që autoritetet të shpjegojnë menjëherë arsyet ligjore për këtë veprim, i cili ka penguar punën e gazetarëve,” tha IPI në deklaratë publike.

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, ECPMF, e quajti ndërhyrjen “masë joproporcionale” nga autoritetet shqiptare. “Pengimi i gazetarëve për të hyrë në ndërtesë, ndërprerja e energjisë elektrike dhe ndalimi i sinjalit televiziv janë masa të tepruara,” theksoi ECPMF duke iu referuar situatës.

Edhe rrjeti rajonal SafeJournalists shprehu “shqetësim të thellë” për operacionin, duke theksuar se “çdo veprim që ndikon në punën e mediave duhet të ndjekë procesin e rregullt ligjor, të bazohet në një mandat të qartë dhe të sigurojë ndërhyrje minimale në punën e gazetarëve dhe të drejtën e publikut për t’u informuar”. Organizata kërkoi gjithashtu që autoritetet të japin kohë të mjaftueshme për zhvendosjen e redaksive në raste të tilla, për të shmangur ndërprerjen e punës.

Ndërtesa e përdorur nga Focus Media Group u bllokua mëngjesin e 9 gushtit nga policia. Kjo e fundit rrethoi godinën në Shkozë, ndërpreu furnizimin me energji elektrike dhe ndaloi hyrjen e gazetarëve, duke ndërprerë transmetimin e News24 në orën 07:36. Më vonë, televizioni rifilloi transmetimin vetëm përmes YouTube. Godina, e cila përdorej nga televizioni përmes një kontrate qiraje është objekt i një mosmarrëveshjeje gjyqësore.

Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, e cila menaxhon pronat publike, këmbuguli se bllokimi me polici i godinës ishte i ligjshëm dhe bazohej në vendim gjykate, ndërsa u ankua se kompanitë mediatike nuk kishin paguar qiratë.  “MEKI vepron me kujdes institucional dhe respekt të plotë për lirinë e medias dhe të shprehjes. Por këto të drejta nuk mund të përdoren si justifikim ose si mekanizëm për të gëzuar padrejtësisht pronën publike dhe për të shmangur shlyerjen e detyrimeve kontraktuale,” deklaroi MEKI. Reporter.al

Previous Post

Televizionet e mëdha thellojnë dominimin, të voglat humbjet, RTSH pa raport

Next Post

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai?

Next Post
“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai?

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai?

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

September 16, 2026
Arrestohet Enio Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

Arrestohet Enio Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al