Monday, June 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Kodi i ri penal, dorë e zezë mbi ekonominë dhe lirinë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Berisha: Kodi i ri penal, dorë e zezë mbi ekonominë dhe lirinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar ashpër projekt-kodin e ri penal, duke e quajtur një “dorë të zezë mbi veprimtarinë ekonomike të qytetarit”, ndërsa i konsideron zyrtarët përfituese të mbrojtjes ligjore që ky draft ofron.

Sipas tij, një nga manipulimet më të rafinuara në kod është ndëshkimi më i ashpër për vjedhjen e fondeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që për vjedhjet e brendshme, dënimet mbeten të buta.

Berisha paralajmëron se kodi është konceptuar për të lehtësuar shpërdorimin e detyrës për zyrtarët, duke i vendosur thuajse mbi ligjin, ndërsa për qytetarët parashikon masa ekstreme.

Ai ngre alarmin edhe për nenet që kërcënojnë lirinë e medias dhe fjalës së lirë, duke përmendur nenin 536 për “ndikimin mbi pavarësinë e gjykatës”, që sipas tij është vendosur për të mbrojtur emra konkretë të drejtësisë si Altin Dumani, Irena Gjoka dhe Sander Fetahu.

Ai bën apel për mobilizim qytetar dhe politik, ndërsa paralajmëron se PD do të bëjë një analizë të plotë juridike të këtij dokumenti, që sipas tij do hyjë në histori si një nga aktet më të turpshme të jurisprudencës shqiptare.

DEKLARATA

Të sjellësh një kod, dhe shikoni djallëzinë, në mënyrë që të miklojë, të sigurojë kund ndonjë mbështetje, po vodhe paratë e BE, dënohesh një të tretën më shumë.

E keni parë ju këtë apo jo?

Po vodhe 1 milion, dënohesh një vit, po të jenë fondet e BE, dënohesh një vit e tre muaj.

Në këtë mënyrë mendon se do hutojë apo do sigurojë mbështetje për një kod të turpshëm që ia ka lakmi edhe Maduro i Venezuelës.

Por kodi është një dorë e zezë mbi veprimtarinë ekonomike të qytetarit.

Ju nuk mund të imagjinoni, ju lutem keni durim se materiali është pak i gjerë.

Shpërdorimi i detyrës është thjeshtuar shumë për zyrtarët. Nuk ka tani, zyrtarët janë pothuajse me imunitet.

Gazetarët në satër. Fjala e lirë në satër. Po qe se mjetet e komunikimit bëjnë ndonjë sulm apo japin lajme për ndonjë sulm ndaj institucioneve dhe gjykatës, i pret neni 536. Neni ndikimi mbi pavarësinë e gjykatës. Pavarësinë e Dumanit dhe të Irena Gjokës dhe të Fetahut.

Tani, mospërmbushja e qëllimit të kontratës. Pra kanë futur një nen në kundërshtim me Kushtetutën.

Kushtetuta thotë në nenin 23/3, askujt nuk mund t’i hiqet liria për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor.

Kurse këta, mospërmbushja e qëllimit ët kontratës, detyrimit po e po, të dënojnë me vite të tëra burg.

Pra, është pikërisht ajo që të shndërrosh në terror shërbimet shtetërore ndaj qytetarëve, të shndërrosh ligjin në satër mbi qafën e tyre, vetëm e vetëm se si t’i terrorizosh ata.

Po është një nen tjetër shumë interesant. Neni 633, konkurrenca e pandershme.

Në pamje të parë, thua këta janë me të vërtetë të vendosur të mbrojnë konkurrencën. Shikoni se çfarë bëjnë.

Bërja e një oferte për të shitur ose blerë të njëjtat mallra ose për të ofruar të njëjtin shërbim, duke e ditur më parë se një tjetër person ka arritur një marrëvesje paraprake ose është duke lidhur një kontratë me të njëjtën shoqëri për të kryer veprimtari tregtare, dënohet me gjobë ose me burg gjer në 3 vjet.

Pra, dëgjojeni. Kjo vetëm me konkurrencën nuk ka lidhje.

Ky është krahu i mafies. Dëgjojeni çfarë thotë, kur subjekti A ka hyrë në marrëdhënie për të lidhur kontratë me subjektin B, dhe kur konkurrenti i B bën një ofertë më të mirë, për pasojë i imponon B kushte më të pafavorshme sepse ka një ofertë më të mirë ose ndërpret negociatat dhe lidh kontratë me C.

Po a ka gjë më normale se kjo?

Nëse vjen një tjetër dhe më sjell një ofertë më të favorshme, pa dyshim që do marr ofertën më të favorshme sepse kjo është konkurrenca.

Pra, siç e shihni, kodi i ri i Edi Ramës apo kodi Rama-Manja është kodi që mbron zyrtarët, qeveritarët.

Është kodi që shtrin satrin e ligjit mbi qytetarët.

Është kodi që tregon mëshirë ndaj atyre që më parë në të gjitha vendet merrnin dënimin me vdekje për veprat e tyre.

Por ndëshkon qytetarin me burg se parkon gabimisht apo se shtyhet me policin, etj, etj.

Është kod fund e krye me parime mafioze të cilat kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit beson se do mund t’i maskojë me faktin e ka shtuar me një të tretën e dënimit për çdo vjedhje të fondeve evropiane apo donatorëve të tjerë.

Është dëshmi e vendosmërisë për të konsoliduar me ligje narkoshtetin e tij.

Është apel për qytetarët shqiptarë të ngrihen me të gjithë forcën për përmbytjen e këtij regjimi i cili mbahet mbi votën e vjedhur, kartelet e drogës dhe vjedhjen e pasurive të qytetarëve shqiptarë.

Nuk u ndala gjatë sepse ka shumë aspekte, janë kufizuar liria e protestës, por natyrisht një analizë më të plotë do bëjë departamenti i ligjeve pranë PD dhe do u paraqitet në kohë.

Sidoqoftë ky draft do hyjë në historinë e jurisprudencës shqiptare si një akt i turpshëm, një përpjekje e papërmbajtur për rikthimin e ligjeve të vjetra të ish-diktaturës komuniste, për vendosjen e bazave ligjore të forta të narkoshtetit ekzistues sot

 

Previous Post

Ish-drejtoresha e TKOB rrëfen në SPAK: Firmosa kontrata të paligjshme nën presionin e Ajola Xoxës

Next Post

Mbytën me tel Anesti Ramën, Gjykata lë në burg Ermalinda Ramën, nënën e saj dhe të dashurin

Next Post
Mbytën me tel Anesti Ramën, Gjykata lë në burg Ermalinda Ramën, nënën e saj dhe të dashurin

Mbytën me tel Anesti Ramën, Gjykata lë në burg Ermalinda Ramën, nënën e saj dhe të dashurin

Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati
AKTUALITET

Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati

by Redaktor Redaktor
June 4, 2026
0

Shëndetësia falas mbetet vetëm një parullë fushate e qeverisë, e cila në 12 vite qeverisje, ka dështuar t’iu ofrojë qytetarëve...

Read moreDetails
Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

June 4, 2026
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Si e paralajmëroi Maska.al një vit më parë skandalin me UBA Bank: Ankesa për mungesë sigurie

Si e paralajmëroi Maska.al një vit më parë skandalin me UBA Bank: Ankesa për mungesë sigurie

June 3, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027, çmimet do të rriten

“B*thëlëpirës”, Ramës nuk i pëlqejnë komentet, reagon pas takimit në Elbasan

June 7, 2026
U nda nga jeta pas një aksidenti me makinë, Elbasani mban homazhet për futbollistin Fatjon Bunjaku

U nda nga jeta pas një aksidenti me makinë, Elbasani mban homazhet për futbollistin Fatjon Bunjaku

June 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al