Monday, November 2, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ish-drejtoresha e TKOB rrëfen në SPAK: Firmosa kontrata të paligjshme nën presionin e Ajola Xoxës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ish-drejtoresha e TKOB rrëfen në SPAK: Firmosa kontrata të paligjshme nën presionin e Ajola Xoxës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në dëshminë e dhënë para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), Abigeila Voshtina, ka pranuar se ka nënshkruar kontrata të paligjshme me një vlerë totale prej 30 mijë eurosh për aktivitetin “Festivali Ndërkombëtar i Dancit”.

Sipas deklarimeve të Voshtinës, pas kontratave qëndronte Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

“Kontratat janë hartuar me kërkesë të Ajola Xoxes, e cila kishte përzgjedhur operatorin dhe kishte përcaktuar shumën. Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me shoqërinë ‘Rametal’, pasi të gjitha diskutimet financiare dhe teknike i bënte Ajola përmes qendrës ‘Harabel’”, ka rrëfyer Voshtina.

Ajo theksoi se ishte e vetëdijshme që dokumentet “nuk ishin konform ligjit”, por ishte detyruar t’i nënshkruante për shkak të “presionit dhe ndikimit që Ajola Xoxa ushtronte përmes emrit të bashkëshortit të saj, Erion Veliaj”.

Në dëshminë e saj, Voshtina ka kujtuar edhe një takim në Ministrinë e Kulturës, ku Ajola Xoxa kishte kërkuar që një shumë prej 240 mijë eurosh për shfaqjet “Sonoma” dhe “Gravity” të menaxhohej nga qendra “Harabel”, jashtë strukturave të TKOB.

“Fondet publike duhet të menaxhohen nga Teatri dhe jo nga një organizatë e jashtme”, ka deklaruar Voshtina, çka solli krisjen e marrëdhënies së saj me Ajolën.

Përveç shkeljeve në kontrata, ish-drejtoresha ka denoncuar edhe mënyrën e menaxhimit të biletave, duke thënë se Ajola Xoxa “shpërfillte drejtuesit e institucionit” dhe shpërndante vetë biletat për aktivitetet e Teatrit të Operas.

Të njëjtat shkelje janë konstatuar edhe nga drejtoresha e auditimit të TKOB, e cila dëshmoi në SPAK se kontratat binin ndesh me legjislacionin fiskal dhe rregullat për menaxhimin e fondeve publike.

Ish-drejtoresha e TKOB rrëfen në  SPAK: Firmosa kontrata të

Dëshmia e siguruar nga dosja e SPAK
Previous Post

11 Maji/ KQZ shpërndan mandatet e deputetëve në qarkun e Elbasanit, Fierit dhe Durrësit

Next Post

Berisha: Kodi i ri penal, dorë e zezë mbi ekonominë dhe lirinë

Next Post
Berisha: Kodi i ri penal, dorë e zezë mbi ekonominë dhe lirinë

Berisha: Kodi i ri penal, dorë e zezë mbi ekonominë dhe lirinë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Revolucioni po merr hov në Shqipëri!

Revolucioni po merr hov në Shqipëri!

November 2, 2026
Në gjendje kritike shëndetësore, avokati Saimir Vishaj intubohet në Spitalin e Traumës

Në gjendje kritike shëndetësore, avokati Saimir Vishaj intubohet në Spitalin e Traumës

November 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al