Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpërndajë sot mandatet për subjektet politike dhe do të caktojë kandidatët fitues të zgjedhjeve për Qarkun e Tiranës.
Mbledhja do të nisë në orën 10:30, teksa pritet të merret një vendim edhe për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, pas përplasjeve mes dy drejtuesve kryesorë, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani.
Zgjatja e kohës së çertifikimit të zgjedhjeve erdhi për shkak të procesit të rinumërimit, kërkuar nga Partia Demokratike pas akuzave për manipulim të zgjedhjeve.







