Monday, September 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Policia të mos bëj pushime’, Zhupa: Situata kriminale në Sarandë, qytetarët e pasigurt për jetën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
‘Policia të mos bëj pushime’, Zhupa: Situata kriminale në Sarandë, qytetarët e pasigurt për jetën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur alarmin për përshkallëzimin e situatës kriminale në Sarandë, në kulmin e sezonit turistik.

Në një deklaratë, Zhupa shprehet se qyteti bregdetar është kthyer në një arenë përplasjesh mes grupeve kriminale, ndërsa policia duket e tërhequr nga veprimi.

“Persona të armatosur apo në kërkim lëviznin lirshëm në qytet, ndërkohë që Saranda po tronditet nga ngjarje të njëpasnjëshme kriminale. Për mosveprim apo lejim të shtetit, qyteti nuk po gjen qetësi,” shprehet Zhupa.

Sipas saj, vetëm gjatë 6 ditëve të fundit janë shënuar katër ngjarje të rënda:

17 korrik: Përplasje me armë zjarri mes dy grupeve në lagjen nr. 4, në mes të ditës dhe në sy të pushuesve;
19 korrik: Dhunë ndaj pronarit të “Euro Hotel” në Ksamil me sende të forta;
20 korrik: Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mitat Hoxha”, ku u plagos një ish-efektiv policie;
21 korrik: Shpërthim tritoli në lagjen nr. 3, natën.
Ngjarjet kanë ndodhur në ambiente publike, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve dhe turistëve. Zhupa shprehet se qyteti është në gjendje paniku dhe çdo incident i ri mund të ketë pasoja fatale.

Deklarata e deputetes së PD, Ina Zhupa:

Në kulmin e sezonit turistik, Saranda është kthyer në një qytet arenë të përplasjeve kriminale dhe hesapeve të pandara, ndërkohë që policia duket se është me pushime.

Persona të armatosur apo në kërkim lëviznin lirshëm në qytet dhe prej ditësh ku kanë pasuar ngjarje kriminale ku për mosveprim apo lejim të shtetit, Saranda nuk po gjen qetësi.

4 ngjarje kriminale vetëm në 6 ditë në Sarandë, është një bilanc gjendje të jashtëzakonshme dhe tmerri për banorët.

Më 17 Korrik, dy grupe përplasen me armë zjarri në mes të ditës në lagjen numër 4, në sy të pushuesve. 19 Korrik, në Ksamil, pronari i “Euro Hotel”  u dhunua me sende të forta,  20 korrik patën të shtëna me armë zjarri në lagjen numër 4, në rrugën “Mitat Hoxha” ku u plagos një ish efektiv policie, dje natën e 21 korrikut shpërthim tritoli në lagjen nr. 3. Të gjitha ngjarjet në ambiente publike në qytetar dhe pushues, duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre.

Në qytet është krijuar një situatë paniku për jetën nga qytetarët edhe këto lajme thuajse të përditshme për Sarandën janë negative për turizmin dhe i largojnë pushuesit nga qyteti.

I bëj thirrje ministrit të brendshëm Hoxha dhe drejtorit të policisë të shtetit Proda të marrin masat e nevojshme për rend dhe siguri. Policia ka për detyrë të parandaloj, të kontrolloj territorin, dhe jo të numëroj viktimat dhe të plagosurit pas ngjarjeve.

Është e nevojshme një monitorim urgjent të gjendjes në Sarandë dhe shtim të vëmendjes policore përpara se njerëz të pafajshëm të jenë viktimat e radhës. Mos e përdorni policinë për të hequr vazot e luleve në baret e hapura por për të garantuar jetën e qytetarëve.

Previous Post

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Jorgo Goron, urdhërohet konfiskimi i një apartamenti

Next Post

Aksioni për lirimin e hapësirave, Rama publikon pamje: S’mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al