Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Mediat angleze tallen me Serie A: Epoka e artë atje ka mbaruar, është kampionat për pleq…

Editor by Editor
in Sport
0
Mediat angleze tallen me Serie A: Epoka e artë atje ka mbaruar, është kampionat për pleq…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ardhja e Modric dhe De Bruyne në Serie A ka rikthyer vëmendjen mbi kampionatin italian. Jo aq për cilësinë e lojtarëve, sa për moshën e tyre. Në veçanti në Angli është vënë gishti mbi numrin e madh të futbollistëve që kërkojnë të konfirmohen apo të rilindin në kampionatin italian në prag të të 40-ave. Një tendencë e vërtetuar edhe nga të dhëna të qarta dhe e theksuar pa shumë diplomaci.

“Modric do të mbushë 40 vjeç në shtator. Ka luajtur 930 ndeshje në karrierë dhe ka fituar 7 kampionate e 6 Liga të Kampionëve. Madje ka thyer edhe duopolin Messi-Ronaldo duke fituar ‘Topin e Artë’, pasi e çoi Kroacinë në finalen e Botërorit 2018, – shkruan “The Guardian”. – Tani rrallë qëndron në fushë për 90 minuta, nuk ishte titullar në Botërorin për Klube dhe përjetoi poshtërimin e të hyrit në fushë vetëm për përshëndetjen lamtumirëse te Real Madridi, pas gjysmëfinales kundër PSG-së.

Nëse do të ishte tërhequr nga futbolli 5 vite më parë, sërish do të mbetej një nga lojtarët më të respektuar në histori, – vijon artikulli, – por me sytë nga Botërori i verës që vjen, Modric zgjodhi të transferohej te Milani”. Më tej vjen sulmi i drejtpërdrejtë i gazetës britanike: “Ky fakt e konfirmon Serie A si atdheun e padiskutueshëm të futbollistëve veteranë, edhe pse të talentuar”.

Sipas “The Guardian”, Italia në aspektin futbollistik është “një vend për pleq”. Për të përforcuar këtë ide, gazeta britanike ka përgatitur edhe një galeri me emrat e kampionëve “jo më të rinj”, që kanë mbërritur në Serie A. Ndër ta De Bruyne, ndërsa “37-vjeçari Francesco Acerbi dhe 36-vjeçari Henrikh Mkhitaryan janë ende pjesë e Interit, 34-vjeçari Marten de Roon mbetet pika e referimit në mesfushën e Atalantës dhe Juan Cuadrado, 37 vjeç, është ende aktiv në krah.

Nga të dhënat rezulton se mosha mesatare e lojtarëve në Serie A është 14 muaj më e lartë se ajo e 31 kampionateve kryesore europiane”. Pra, sipas anglezëve, “futbolli është një sport për të rinjtë. Në dekadën e fundit, numri i lojtarëve të moshës 23 vjeç ose më të rinj, që kanë luajtur mbi 900 minuta në Premier League, është rritur me 32%.

Në të njëjtën kohë, të gjithë fituesit e ‘Topit të Artë’, që pas Kaká më 2007, janë ende aktivë. Kjo ndodh për dy arsye: gjendja fizike e futbollistëve nuk ka qenë kurrë më e mirë. Jetojnë më shëndetshëm, ushqimi i tyre monitorohet me kujdes, ndërsa mjekësia sportive moderne bën që dëmtimet si thyerjet e këmbëve apo ligamentet të mos jenë më fundi i karrierës si dikur.

Për lojtarët më në moshë ekzistojnë kampionate më pak konkurruese, por me paga marramendëse. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo përfitojnë nga rrogat dhe vëmendja që iu ofrojnë SHBA dhe Arabia Saudite, ndërsa MLS dhe Saudi Pro League përfitojnë nga fama e tyre”.

Dhe këtu vjen krahasimi me Serie A: “Ndonëse pozicionohet ende më lart se MLS ose kampionati saudit, është larg lavdisë së viteve ’80 apo ’90. Është një kampionat plot me yje, por yje që i kanë kaluar vitet e tyre më të mira. Gjermania është vendi i trajnerëve të rinj me iPad dhe presing modern.

Spanja ka ‘El Clásico’, Franca ka PSG-në. Italia duhet të përballet me realitetin se nuk është më fuqi dominuese. Nuk ka klube italiane në dhjetëshen më të pasur në botë. Edhe pse Juventusi dhe Interi kanë humbur finale të Champions-it, asnjë ekip italian nuk e ka fituar këtë kompeticion elitar që nga triumfi i Interit më 2010. Serie A është kthyer në një kampionat me ritëm më të ngadaltë, ku veteranët mund ta tregojnë ende veten”.

Previous Post

“Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë”

Next Post

Hati në një romancë me biznesmenin shqiptar?

Next Post
Hati në një romancë me biznesmenin shqiptar?

Hati në një romancë me biznesmenin shqiptar?

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

September 15, 2026
Marshim në Milano në mbështetje të protestave në Tiranë, pritet pjesëmarrje edhe e eurodeputetëve

Marshim në Milano në mbështetje të protestave në Tiranë, pritet pjesëmarrje edhe e eurodeputetëve

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al