Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga bregdeti i Jonit në jug e deri te liqeni i Ohrit në juglindje, sezoni turistik në Shqipëri këtë verë është kthyer në skenë përplasjesh, grushtesh, gjakosjesh dhe arrestimesh – dhe gjithçka ka një emër: PRONA.

Në Ksamil, një konflikt mes dy biznesmenëve, Albert Pashaj dhe Agim Taraj, u përshkallëzua dhunshëm për një copëz toke ku të dy kishin aplikuar për vendosjen e çadrave. Zona, e shpallur hapësirë publike nga bashkia, ishte bërë mollë sherri dhe përplasjet kishin ndodhur më parë. Pashaj u dhunua në sy të familjes, ndërsa Taraj dhe dy punëtorë u arrestuan.

Përplasja nxori në pah edhe mungesën e koordinimit dhe transparencës nga Bashkia e Sarandës dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit, që vetëm përkeqësuan situatën.

Në një incident tjetër në jug të Shqipërisë, në një prej klubeve më luksoze në Palasë, dy të rinj u përplasën me gota dhe shishe. Njëri ishte rezident në Itali dhe tjetri banues në Tiranë. Edhe pse pa pasoja fizike, policia nisi procedim penal për “prishje të qetësisë publike”. Shkaku? Sërish “motive të dobëta”, siç thotë policia.

Por tabloja është e njëjtë: sezoni turistik i mbushur me tension. Në juglindje, në Tushemisht të Pogradecit, Jetmir Muçllari, pronar i hotel “Driloni” dhe person me ndikim i njohur për disa atentate ndaj tij dhe të birit, u përlesh me kryeplakun Ilirjan Tasellari dhe një qytetar tjetër për një rrugë të kontestuar.

Muçllari kishte rrethuar zonën me gardh dhe nisi ndërtim pa leje në një zonë të mbrojtur, ndërsa kryeplaku deklaroi se po kryente detyrën e tij. Pas sherrit fizik, policia arrestoi Muçllarin për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim toke.

Konflikti, i përsëritur dhe i raportuar prej kohësh, u shoqërua edhe me praninë e zyrtarëve të Bashkisë Pogradec në vendngjarje. Të tre episodet ndodhin në zona të lakmuara turistike – por më shumë sesa për të tërhequr vizitorë, këto zona po bëhen skena konflikti mes shqiptarëve, për prona që në shumë raste janë të pamenaxhuara, të paformalizuara dhe të papasqyruara nga institucionet./A2 CNN

Previous Post

‘Skifteri’ i riciklimit të produkteve të skaduara në treg. Kush është biznesmeni Tagani që ju gjetën 716 koli ushqimesh false

Next Post

Çmendet rrjeti, “The Simpsons” ka parashikuar ngjarjen virale në koncertin e “Coldplay”?

Next Post
Çmendet rrjeti, “The Simpsons” ka parashikuar ngjarjen virale në koncertin e “Coldplay”?

Çmendet rrjeti, “The Simpsons” ka parashikuar ngjarjen virale në koncertin e "Coldplay"?

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

November 6, 2026
Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al