Në pesë vitet e fundit, 8 MILIONË EURO nga buxheti i shtetit janë derdhur në llogaritë e Eurosig sh.a, kompania e sigurimeve me pronar kryesor Kadri Morinaj – ish-kapterri që sot e shet veten si “humanist”, por që pas kamerave rezulton të jetë një nga zhvatësit më të sofistikuar të parasë publike.
Tendera pa garë, miliona në xhep!
Tenderat më të mëdhenj i ka marrë nga KESH, pa garë dhe me oferta “aksidentalisht” sa fondi limit. Paratë publike janë ndarë në tavolina të mbyllura me politikanë dhe burokratë të korruptuar. Nga sigurimi i aseteve publike te skemat klienteliste, Kadriu është kthyer në një matrapaz tenderash, me kontakte të fuqishme që i garantojnë pandëshkueshmëri.

Mashtrime me klientët dhe dështim total në Kosovë
Në Shqipëri, klientët ankohen për mashtrime, zhvatje dhe refuzime dëmesh, ndërsa në Kosovë, Eurosig është në rënie të lirë drejt falimentit. Në një shtet ku ligji zbatohet, karteli i Morinajt nuk mbijeton dot.
Privatizimi i INSIG dhe shfaqja e “tigrave”
Në vitin 2016, ish-ministri Arben Ahmetaj privatizoi gjigandin shtetëror INSIG, duke ia dhënë Morinajt për vetëm 15 milionë euro, ndonëse vlera reale ishte dyfishi. “Kadriu e di çfarë blen,” tha vetë Ahmetaj, sot i arratisur dhe i kërkuar nga SPAK për korrupsion. Skenari? Një tjetër pazar me paratë dhe pasuritë e shqiptarëve.
Karteli zgjeron rrënjët: nga sigurime, te fajde e pensione
Përveç Eurosig dhe INSIG, Morinaj ka futur nën ombrellë edhe kompani të tjera si EuroCredit (e njohur për dhënie fajdesh me interesa të larta) dhe Eurosig Invest, që administron fondet e pensioneve vullnetare. Por nuk mbaron këtu…
AMF, nga rregullator në mburojë
AMF, që duhet të kontrollojë tregun e sigurimeve dhe mikrokredisë, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka fshehur bilancet, ka heshtur për kapitalin negativ të kompanive të Morinajt dhe ka lejuar që kjo strukturë e rrezikshme financiare të mbijetojë.
Lavatriçja e fundit: UBA Bank
Burime të brendshme nga UBA Bank kanë sjellë dëshmi tronditëse: Morinaj ka paguar 100 mijë euro për të blerë “heshtjen” e një grupi kontrolli. Banka, që sot është lavatriçe e parasë së pistë, ka fryrë artificialisht vlerat e aksioneve dhe kapitalit, nën vëzhgimin pasiv (ose të blerë) të Bankës së Shqipërisë. Dhe në këtë skemë, qytetarët fusin kursimet dhe marrin kredi – pa e ditur që po ushqejnë një strukturë piramidale me rrënjë të thella në korrupsion.
👉 Përmbledhje:
-
15+ milionë euro para publike janë futur në xhepat e kompanive të Morinajt;
-
Tendera pa konkurrencë, kontrata të dyshimta dhe privatizime skandaloze;
-
Nga sigurimet, te mikrokreditë si LiraCredit, deri te UBA Bank – një rrjet i plotë për pastrim parash;
-
AMF dhe BSH: heshtje totale dhe mungesë kontrolli të qëllimshëm;
-
Kadri Morinaj, nga kapterr, në një nga njerëzit më të fuqishëm financiarisht në hije.
👁️🗨️ Kush mban dorën mbi kokën e këtij njeriu? Kush ka frikë të hapë dosjet e “malësorit bamirës”? SPAK, BKH, apo ndonjë tjetër që i fryn tullumbacen e milionave?!








