Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Çuditë në Shqipëri zgjasin vetëm disa orë dhe jo 3 ditë. I tillë është edhe ky rast, ku një ndërtues është “shpërblyer disa muaj pasi qeveria i konfiskoi me letra një pallat 9 katësh në Tiranë.

Bëhet fjalë për ndërtuesin Alban Bitraj, i cili bashkë me dy biznesmenë të tjerë do të ndërtojnë një përbindësh në zonën e Astirit.

Leja është dhënë disa muaj më parë, ndërkohë që është zbardhur ditët e fundit nga KKTU-ja, ku ndërtimi do të bëhet në afërsi të një mbikalimi të Unazës dhe shumë afër rrugës kryesore.

Faksimile: Njoftimi i KKT-së i disa muajve më parë që lajmëron edhe konfiskimin e pallatit 9 katësh të ndërtuar në shkelje të lejes

Disa muaj më parë, vetë KKT-ja ka marrë një vendim për biznesmenin Alban Bitraj. Në një pikë të vendimit shkruhet se është konfiskuar për interes publik “të sipërfaqes së ndërtuar pa leje për qëllim fitimi”.

Bëhet fjalë për objektin “godinë banimi dhe shërbime 5, 7 dhe 9 kate, me 2 parkim nëntokë”, me vendndodhje në rrugën “Kont Urani”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Fabri D” sh.p.k. Sipas dokumenteve, firma është në pronëzi të z. Alban Bitraj, i cili është bërë pronar me 100 % në vitin 2022.

Faksimile: Vendimi i KKTU-së për lejen e pallatit 30 kate mbitokë dhe 4 nëntokë në zonën e Astirit

Sipas dokumenteve, disa muaj më parë KKTU ka marrë një vendim për miratimin me kusht të lejes së ndërtimit për objektin “godinë banimi dhe shërbimesh me 2, 12-30 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në zonën e “Unazës së Re”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Ere Architecture & Construction”, “Bega – 07” dhe z. Alban Bitraj.

Bitraj do t’a ndërtojë përbindëshin me ndërtuesin tjetër Arben Muçobega, i cili edhe ai është shpërblyer disa herë nga KKTU-ja kohët e fundit, sidomos në Himarë, Llaman dhe Dhërmi.

Në foto: Projekti i pallatit 30 katësh që do të ndërtohet te zona e Astirit në Tiranë

VoxNews shfletoi dokumentet e vendimit të KKTU-së, ku theksohet se vendi ku do të ndërtohet përbindëshi 30 katësh është e formuar kryesisht nga objekte banimi, disa prej të cilave janë rindërtuar dhe riformuluar sipas standardeve të reja të banimit. “Në këtë kuadër dhe studimi i truallit në fjalë është bërë për godinë banimi dhe shërbimesh, në bazë të kondicioneve dhe normativave të përcaktuara” thuhet në vendim.

Në foto: Projekti i pallatit 30 katësh që do të ndërtohet te zona e Astirit në Tiranë

Objekti do të ketë disa funksione, kryesisht për ambiente banimi dhe shërbimi. “Për sa i përket arkitekturës që arkitekti ka ndjekur, dominojnë elemente të shumtë vertikale dhe horizontale të cilat si rrjedhojë e objektit totalisht të bardhë krijojnë hijëzime të ndryshme në orë të ndryshme” thuhet në vendim.

Sipas saj, forma e objektit është në linjat e lakuara. “Objekti përbëhet nga 1 volum masiv, por krijon përshkallëzime përgjatë lartësisë, duke i dhënë dinamizëm formës, për ta sjellë sa më pranë konceptit që synohet” shkruhet në këtë vendim.

/VOX NEWS/

Tags: Alban Bitrajedi ramaFabri DFabri D shpk
Previous Post

Kolegji rrëzon PD-në: Zgjedhjet në Tiranë nuk do të përsëriten

Next Post

Pas Beqaj, sëmuret edhe Erion Veliaj, dërgohet në spital

Next Post
Pas Beqaj, sëmuret edhe Erion Veliaj, dërgohet në spital

Pas Beqaj, sëmuret edhe Erion Veliaj, dërgohet në spital

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

October 19, 2026
Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al