Saturday, September 5, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga Bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga Bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një procedurë të dyshimtë dhe me shumë pikëpyetje mbi transparencën dhe integritetin e konkurrencës, kompania “Alko Impex Construction”, e lidhur direkt me ish-deputetin dhe sipërmarrësin kontrovers Arbët Abazi, është shpallur fituese e një tenderi publik me vlerë 329 milionë lekë pa TVSH për pastrimin e rrugëve në Bashkinë e Kavajës.

Bëhet fjalë për një procedurë të hapur prokurimi për shërbime pastrimi e fshirjeje, me referencë REF-47662-05-13-2025, ku sipas dokumenteve të siguruara nga Publik.al, “Alko Impex Construction” është shpallur fituese me një ofertë afërsisht identike me fondin limit, duke lënë pas dy konkurrentë të tjerë: Fusha shpk dhe Rej shpk.

 

Fitorja me çmim të ngjashëm me fondin limit

Nga dokumentet zyrtare rezulton se:

  • Alko Impex Construction shpk: 329,167,492.87 lekë
  • Fusha shpk: 330,067,101 lekë
  • Rej shpk: 330,437,260.88 lekë

Dallimi mes ofertës fituese dhe atyre të tjera është thuajse simbolik, një praktikë e njohur në tenderat e paracaktuar, ku kompanitë “konkurrente” ofrojnë çmime të afërta për të simuluar garën, ndërsa fituesi është përcaktuar paraprakisht.

Pa nënpërmarrës dhe pa transparencë në përzgjedhje

Sipas formularëve të njoftimit, “Alko Impex” deklaron se nuk ka nënpërmarrës dhe as subjekt mbështetës, një tjetër element që ngre dyshime mbi kapacitetin real të kompanisë për të kryer një shërbim të tillë me përmasë të konsiderueshme dhe në një afat 60-mujor.

Gjithashtu, nga dokumentet mungon çdo justifikim përse “Alko Impex” u përzgjodh si “më e favorshmja ekonomikisht bazuar në çmim”, ndërkohë që diferenca mes operatorëve ishte minimale dhe nuk jepen kritere të tjera përzgjedhjeje si cilësia, eksperienca apo kapaciteti teknik.

Kush është Arbët Abazi?

Emri i Arbët Abazit është përmendur shpesh në skandale të lidhura me tendera publikë, ndërtime të dyshimta dhe ndikim të tepruar mbi administratën vendore. Pas largimit nga Kuvendi, Abazi duket se ka zhvendosur fokusin nga politika te biznesi dhe kapja e kontratave publike në nivel bashkie – sidomos aty ku kontrollon administratën përmes lidhjeve politike apo klienteliste.

Sipas burimeve nga vetë Bashkia e Kavajës, kompania “Alko Impex” ka fituar disa kontrata të tjera në vitet e fundit, ndërsa drejtuesit aktualë të bashkisë nuk kanë reaguar ndaj kritikave për mungesë transparence dhe klientelizëm në shpërndarjen e kontratave.

Një skemë që përsëritet

Ky rast është shembull i një modeli të kthyer në praktikë në shumë bashki në vend: krijimi i një gare të simuluar, shpallja e fituesit me ofertë të fryrë afër fondit limit dhe mungesa e transparencës përse eliminohen ofertat e tjera. Ndërkohë, publiku paguan për pastrime që shpesh nuk realizohen, ndërsa kompani me lidhje politike vazhdojnë të pasurohen përmes parasë publike./ Publik.al

Tags: Alko ImexArbër AbaziBashkia Kavajëtender
Previous Post

Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit

Next Post

Anduela hedh 2.5 miliardë lekë tek rrugica e Vilës së Enverit tek ish-Blloku, tenderin problematik e fiton Renido Petritajt

Next Post
Anduela hedh 2.5 miliardë lekë tek rrugica e Vilës së Enverit tek ish-Blloku, tenderin problematik e fiton Renido Petritajt

Anduela hedh 2.5 miliardë lekë tek rrugica e Vilës së Enverit tek ish-Blloku, tenderin problematik e fiton Renido Petritajt

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al