Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan dhe Altin Hajrin, 5 akuza ndaj ish-deputetit të PS

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SPAK dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan dhe Altin Hajrin, 5 akuza ndaj ish-deputetit të PS
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim ish deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja, kunatin e tij Ahmet Masha, i njohur si “Meçe”, si dhe për një prej personazheve të njohur të botës së krimit në Durrës, Altin Hajri.

Çyrbja është marrë i pandehur si i dyshuar për kryerjen e 5 veprave penale, më konkretisht:

  • “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021, 6.3.2021, 6.3.2021, 6.3.2021 dhe 7.3.2021)
  • “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021 dhe 7.3.2021).
  • “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021)
  • “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021)
  • “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal (në periudhën mes datave 5.3.2021-8.3.2021).

Ndërkohë, Ahmet Masha akuzohet për kryerjen e veprave penale:

  • “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021)
  • “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021)

Ndërsa Altin Hajri, i cili ndryshe nga emrat e mësipërm, vijon të jetë ende në kërkim nga Policia, akuzojet për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

  • “Korrupsion pasiv në zgjedhje” (në periudhën midis datave 1.12.2020 – 8.3.2021)
  • “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit” (në episodin e datës 1.5.2020).

HETIMET

Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri ishin përdorues të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”, ndërsa ky i fundit edhe i aplikacionit “Matrix”.

SPAK bën me dije se tre të pandehurit në 8 episode të ndryshme janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Organi i akuzës bën me dije se gjatë kohës që ka qenë deputet, Jurgis Çyrbja ka patur miqësi të ngushtë me Altin Hajrin. Sipas SPAK, Çyrbja i ka ofruar dhe premtuar të pandehurit, Altin Hajri, se do të ushtronte ndikim tek agjencitë e zbatimit të ligjit (polici dhe prokurori), në këmbim të sigurimit të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

“Nga aktet e administruara për këtë procedim penal, ka rezultuar e provuar se të pandehurit; Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “SkyEcc”. I pandehuri Altin Hajri ka qenë përdorues edhe i platformës tjetër të enkriptuar, “Matrix”.

Nga tërësia e veprimeve të kryera hetimore, ka rezultuar e provuar se të pandehurit në 8 (tetë) episode të ndryshme, gjatë periudhës 1.5.2020 deri në datë 8.3.2021, janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Këto informacione lidheshin me planet e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por edhe në Qarkun e Durrësit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për kryerjen e elementëve të veprave penale në kuadër të krimit të organizuar.

Këto informacione që u siguruan nga të pandehurit, u janë transmetuar personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim (sipas episodeve respektive), parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Ndërsa, komunikimet që të pandehurit kanë zhvilluar me bashkëbiseduesit e tyre, përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyEcc”, (konfirmuar dhe nga aktet e dosjes se ishte persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar), u kanë shërbyer si një e dhënë e rëndësishme për të qëndruar të fshehur dhe për t’i shpëtuar kapjes apo arrestimit nga strukturat e policisë, duke konsumuar edhe elementët e veprës penale, “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit Penal.

Nga analiza e komunikimeve të platformave të enkriptuara “SkyECC” dhe “Matrix” ka rezultuar se i pandehuri, Jurgis Çyrbja, gjatë periudhës objekt hetimi ka qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (në legjislaturën 2017-2021), por është zgjedhur deputet edhe në legjislaturën, 2021-2025, deri në momentin e depozitimit të dorëheqjes (datë 9 tetor 2024).

Në periudhën objekt hetimi, ky i pandehur ka pasur marrëdhënie të ngushtë miqësore me të pandehurin, Altin Hajri, (person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale).

I pandehuri Jurgis Çyrbja, për shkak edhe të funksionit si deputet, i ka ofruar dhe premtuar të pandehurit, Altin Hajri, se do të ushtronte ndikim tek agjencitë e zbatimit të ligjit (polici dhe prokurori), në këmbim të mbështetjes elektorale, duke konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër, i pandehuri Altin Hajri, duke pranuar favoret e ofruara nga ana e të pandehurit Jurgis Çyrbja, por në këmbim të votimit në favor të tij, si dhe angazhimit për t’i siguar vota ka konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Për interesa të këtij procedimi penal është bërë e mundur ekzekutimi i letërporosisë drejtuar autoriteteve të drejtësisë holandeze për disa përdorues të platformës së enkriptuar “Matrix”.

Nga analizimi i disa prej komunikimeve, ka rezultuar e provuar se gjatë periudhës tetor – dhjetor 2024, i pandehuri, Altin Hajri dhe bashkëbiseduesit e tij, diskutojnë lidhur me momentin e ekzekutimit të masës së sigurimit personal ndaj të pandehurve: Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha, (datë 20.10.2024 dhe në vijim). Nga përmbajtja e komunikimeve evidentohet njohja mes të pandehurve, pohimi i përmbajtjes së komunikimeve të zhvilluara mes tyre me anë të platformës së enkriptuar “SkyEcc”, si dhe veprimet e paligjshme të kryera në episodet objekt akuze, ku janë pohuar dhe vendtakimet që kanë realizuar me punonjësit e policisë, të cilët i kanë informuar edhe për operacionet e zhvilluara për kapjen e personave në kërkim.

Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova se funksionarë publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 8(tetë) raste, kanë zbuluar akte, të përcaktuar si “sekret shtetëror” nga ligji, pasi me përmbajtjen e tyre, rezulton se janë vënë në dijeni edhe të pandehurit objekt gjykimi, duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.” – thuhet në njoftimin e SPAK

Më tej, SPAK thotë se me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të Jurgis Çyrbjas, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit si dhe të funksionarëve publikë, të cilët kanë zbuluar akte të përcaktuar nga ligji si “sekret shtëtor”, ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal, ku hetimet rreth këtij procedimi vijojnë

Tags: Ahmet MashaAltin HajriJurgis Çyrbjaspak
Previous Post

Eskorta dhe në burgun e Reçit/ Dy “VIP-e” të showbizit “takim special” në qeli me anëtarin e Bajrave

Next Post

Ilir Mëngrës i del situata jashtë kontrollit, qytetarët 4 orë pritje për të marrë shërbimet

Next Post
Ilir Mëngrës i del situata jashtë kontrollit, qytetarët 4 orë pritje për të marrë shërbimet

Ilir Mëngrës i del situata jashtë kontrollit, qytetarët 4 orë pritje për të marrë shërbimet

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al