Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prokurorët e SPAK përplasen me njëri tjetrin për kopshtarin e kompleksit “Golden” – Detajet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Prokurorët e SPAK përplasen me njëri tjetrin për kopshtarin e kompleksit “Golden” – Detajet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u mbajt këtë të premte seanca për rigjykimin e dosjes së Festim Bexhdilit, i akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020.

Bexhdili është kopshtari i resortit luksoz “Golden” në Shijak, ku dyshohet se u mbajt peng dhe më pas u zhduk Jan Prenga. Rigjykimi në Apel zhvillohet pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila prishi dënimin me burgim të përjetshëm për Bexhdilin dhe e ktheu çështjen për shqyrtim të ri.

Ndërkohë, gjatë seancës prokurorët e SPAK u përplasën në sallë në lidhje me dënimin e kopshtarit.

Prokurorja Elida Kaçkini kërkoi lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga GJKKO për dënimin me burgim të përjetshëm të Festim Bexhdilit.

“Ne vlerësojmë që vendimi i GJKKO, i dhënë për Festim Bexhdilin, duhet të lihet në fuqi si vendim i mbështetur në ligj dhe prova. I pandehuri duhet të deklarohet fajtor sa i përket veprave penale që kemi ngritur për të. Rrëmbimi ka qenë i paralajmëruar sepse viktima është ndjekur disa ditë radhazi. Kompleksi “Golden” ka qenë i paracaktuar nga ana e tyre. I pandehuri, ditën e ngjarjes, ka pasur një vendndodhje të ndryshme nga kompleksi deri të paktën në orën 10:57, ku ka hyrë në drejtim të Shijakut. Ai është gjendur në kompleks, referuar pamjeve filmike, në orën 11:19 dhe shkon në drejtim të një garazhi, më pas shfaqet duke pasur një vëmendje të shtuar ndaj aparatit celular. Ai shfaqet duke pritur në derën hyrëse të garazhit. Në këtë derë më pas futet makina Audi A6 që i përket Altin Hajrit. Kjo mënyrë ndërveprimi tregon që ata kanë pasur dijeni dhe secili prej të pandehurve drejtohet drejt kompleksit për të kryer rolet e tyre. Altin Hajri shfaqet në 11:27, ndërsa në 11:36 vjen mjeti i autorëve. Veprimet e kryera tregojnë bindshëm që Festim Bexhdili ka pasur dijeni për ngjarjen. Në tërësinë e provave, ne vlerësojmë se i pandehuri ka pasur rol aktiv në ngjarje, ndaj vendimi me burgim të përjetshëm është proporcional. I pandehuri nuk ka shprehur as pendesë, nuk i ka kërkuar falje familjarëve, ka mbajtur vetëm qëndrim mohues, jo sqarues.”– tha Kaçkini.

Nga ana tjetër, prokurori Behar Dibra kërkoi rikualifikim të veprës penale dhe dënimin e Bexhdilit me 20 vite burg.

“Në respekt të koleges dhe duke qenë dakord për parashtrimet që bëri, kam një vlerësim ndryshe për elementët e fajësisë së të pandehurit. Fakti është që vepra penale ‘mbajtja peng e Jan Prengës’ është pasojë e një aktiviteti të kryer në Angli nga një i pandehur tjetër që është në një procedim tjetër. Prezenca e Festim Bexhdilit brenda në kompleks në orën 12:15 mund të ketë qenë për arsye të punëve të tij. Ai është kushëri i Altin Hajrit dhe punonte në kompleks. Nuk ka asnjë provë që Festim Bexhdili njihte Aldo Majnishtën, Korado Geshtenjën, Dritan Rexhepin etj. Në orën 18:49 Festim Bexhdili ndihmon Majnishtën dhe Martin Bletën të nxirrnin Jan Prengën nga bagazhi i makinës dhe më pas e zhvendosin në një automjet tjetër. Në automjetin ku u fut trupi hipin Altin Hajri, Geraldo Martini, Aldo Majnishta e të tjerë, dhe më pas automjeti rikthehet sërish në kompleks pa trupin e Jan Prengës. Trupi tashmë ishte fshehur. Nuk ka prova të gjetjes fizike të Jan Prengës, nuk mund t’i kërkojmë të pandehurit të thotë diçka që ai mbase nuk e di.”– tha Dibra.

Në sallën e gjyqit u dëgjua edhe vetë i pandehuri Festim Bexhdili, i cili vijoi të mohojë akuzat.

“Jam dakord me çfarë kam thënë në shkallë të parë. Nuk jam dakord as me pengmarrjen, as me vrasjen. Kam qenë aty, nga frika kam marrë trupin. Kushdo të ishte ashtu do bënte dhe prokuroria. Jam hallexhi, isha në punë, u gjenda aty. Ishalla bëhet drejtësi.”– tha ai.

Mbrojtja e Bexhdilit, përfaqësuar nga avokati Ilir Murati, kërkoi pafajësi, duke vënë theksin te mungesa e provave për implikimin e tij në ngjarje.

“Gjykata e Lartë e prishi këtë vendim. Prokuroria ka qëndrim të dyzuar. Thotë se ai ka pasur telefon, por nuk e kemi hapur dot. Kishte Encro, por s’gjetëm gjë. Zoti gjyqtar, duhen prova. E vërteta e Festimit është që u ndodh në atë ambient dhe bëri ato veprime. Përkrahu autorët, nuk kallëzoi krimin… Së fundmi, dënimi i Festim Bexhdilit ka bërë jehonë edhe për vetë ata aty.”- tha avokati.

Previous Post

Rakip Suli do të ndërtojë me 5.4 mln euro godinën e re të Bashkisë Kamëz, në fushën e stadiumit

Next Post

Gazeta më e madhe izraelite shkruan për aktin e dëshmorit shqiptar, Arben Anamali

Next Post
Gazeta më e madhe izraelite shkruan për aktin e dëshmorit shqiptar, Arben Anamali

Gazeta më e madhe izraelite shkruan për aktin e dëshmorit shqiptar, Arben Anamali

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026
“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al