Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rakip Suli do të ndërtojë me 5.4 mln euro godinën e re të Bashkisë Kamëz, në fushën e stadiumit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rakip Suli do të ndërtojë me 5.4 mln euro godinën e re të Bashkisë Kamëz, në fushën e stadiumit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rakip Suli vijon çmendurinë e tij, ku do të shpenzojë plot 5.4 milionë euro për godinën e re të Bashkisë së Kamzës. Një fond tepër i lartë, kur në fakt godina ekziston dhe funksionin për bukuri në atë qytet. Por, Suli tashmë po mendon më shumë për luksin e tij dhe të vartësve, ku duket se nuk pyet më as për Stadiumin e Kamzës. Pasi falimentoi skuadrën, tashmë i erdhi radha fushës, ku në vend të saj tashmë do të “luajë” Suli, nënkryetaret dhe drejtorët e bashkisë.

Duket një plan tepër i dyshimtë, pasi nga njëra anë hapet tenderi 5.4 milionë euro për godinën dhe nga ana tjetër prishet stadiumi ekzistues dhe degdiset në Valias, ku shpenzohen sërish miliona euro për të ndërtuar. Por, në vend që ato para të shkonin për vepra publike, Suli i bën për godina. Në të njëjtën kohë, vetë Suli hap tender me vlerë rreth 400 mijë euro për  të strehuar shtresat në nevojë. Diferencën mund ta bëjë kushdo, pasi për kolltukët e tij dhe të vartësve apo vartëseve do shpenzojë miliona euro dhe për shtresat në nevoje, kacidhe!

Rakip Suli do të ndërtojë me 5.4 mln euro godinën e re

Faksimile: Njoftimi i Bashkisë së Kamzës për hapjen e tenderit për godinën e re të bashkisë

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Bashkia e Kamzës ka hapur tenderin me objekt “ndërtimi i parkimit me 1 kat nëntokë, objekti 3 kat i bashkisë dhe rehabilitimi i sheshit”. Fondi limit është plot 533.886.935 lekë, ose mbi 5.4 milionë euro.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë u hap edhe tenderi “përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfra dhe të pa favorizuara”, me një vlerë prej 38 milionë lekë. Shumëfish më pak sesa tenderi për zyrën e Sulit!

Por, Rakipi e ka filluar kohë më parë planin e tij. VoxNews ka raportuar edhe më parë se ai hapi tenderi me vlerë 2.2 mln euro për stadiumin në Valias. Në këtë mënyrë prishi stadiumin ekzistues për t’i hapur rrugë ndërtimit të bashkisë në stadiumin e vjetër.

Rakip Suli do të ndërtojë me 5.4 mln euro godinën e re

Faksimile: Tenderi me vlerë 2.2 milionë euro për ndërtimin e stadiumit në Valias

Në fillim të vitit 2024, Suli hapi një tender për projektin e Bashkisë së re të Kamzës, në territorin e stadiumit, i cili ka funksionuar për vite me radhë dhe i lënë në harresë me dashje nga strukturat qendrore dhe lokale. Disa javë më vonë, pas publikimit të këtij skandali, ai u tërhoq duke anuluar edhe procedurën.

Por, muajt kaluan dhe Rakip Suli ka vijuar me hapin e radhës. Për ti paraprirë një tjetër akuze për të prishur stadiumin ekzistues, ai ka lëvizur “gurët” për të ndërtuar një stadium të ri. Ai hapi disa muaj më parë tenderin për ndërtimin e një fushe të re sportive. Objekti i procedurës së prokurimit është “ndërtimi i fushës së sportit Valias si dhe ndërtimi i godinës + shkallaret”. Fondi për këtë procedurë është plot 221.499.465 lekë, 2.2 milionë ose me TVSH shuma shkon në plot 2.5 milionë euro.

Kaq shumë para të ketë Bashkia e Kamzës sa të prishë stadiume, të bëjë godinë të re të bashkisë dhe të ndërtojë stadium të ri?!

Një abuzim i pastër me pushtetin, pasi godina e Bashkisë së Kamzës, ajo ekzistuesja, është tepër e madhe dhe me disa kate. Ndoshta fryrja e administratës ka sjellë nevojë për kapacitete të reja, por nëse do të kishte një studim ai do të ishte se si të vihen në punë njerëzit, punonjësit, dhe jo ëndrrat për zyra dhe stadiume të reja!

Rakip Suli do të ndërtojë me 5.4 mln euro godinën e re

Rakip Suli do të ndërtojë me 5.4 mln euro godinën e re

Faksimile: Projekti i Bashkisë së re të Kamzës, që parashikohet të ndërtohet në territorin e stadiumit ekzistues

VoxNews ka raportuar më herët për dokumentet e dala nga Bashkia e Kamzës, e cila në fillim të vitit 2024 hapi një tender me objekt “projektim i ndërtimit të parkimit me 1 kat nëntokë, objekti 3 kat i bashkisë dhe rehabilitimi i sheshit”, me një fond 8.225.758 lekë. Në atë kohë, procedura kishte firmën e Rebeka Sulejmani, zv.kryetare e Bashkisë së Kamzës, pasi vetë kryetari Rakip Suli ndoshta ka pasur frikë të firmoste.

Në dokumentet shoqëruese, Suli kërkonte shfrytëzimin e një sipërfaqe prej 13.000 m2 të stadiumit ekzistues për të ndërtuar godinën e re të Bashkisë së Kamzës. Në letra shkruhet se fusha e futbollit “është në gjendje të përkeqësuar për shkak se aty nuk ka më aktivitete sportive dhe vetë kushtet e saj janë të papërshtatshme”.

“Është një sipërfaqe totale prej 13.000 m2 e cila do të shkatërrohet dhe për shkak se është një ambient mjaft i bollshëm, aty do të ndërtohet godina e re e bashkisë me të gjitha ambientet në dispozicion të qytetarëve. Për të plotësuar nevojat e bashkisë por edhe të vizitorëve të bashkisë propozohet parkim nëntokësor me sipërfaqe 3.000 m2. Godina e propozuar bashkiake ka një sipërfaqe prej 1.664 m2 të ndarë në tre kate, edhe 318 m2 bodrum” shkruhej në këto dokumente. Vetë ekipi i Kamzës u përjashtua nga FSHF-ja në vitin 2019, pas një sherri në atë stadium.

/VoxNews/

Tags: Bahskia KamezRakip sulitender
Previous Post

Zbardhet raporti psikiatrik i Naim Murselit: Nuk ka sëmundje mendore, i aftë të mbrojë veten

Next Post

Prokurorët e SPAK përplasen me njëri tjetrin për kopshtarin e kompleksit “Golden” – Detajet

Next Post
Prokurorët e SPAK përplasen me njëri tjetrin për kopshtarin e kompleksit “Golden” – Detajet

Prokurorët e SPAK përplasen me njëri tjetrin për kopshtarin e kompleksit “Golden” - Detajet

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al